Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Altin Dumani hetoi edhe ish-shefin e SHISH, Fatos Klosi/ Si përfundoi gjyqi

P
Piranjat22 September 2026, 22:23 · 2 min lexim
Altin Dumani hetoi edhe ish-shefin e SHISH, Fatos Klosi/ Si përfundoi gjyqi

Altin Dumani, prokuror i SPAK, duket se nuk po përballet për herë të parë me një drejtues të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Përpara dosjes ndaj Vlora Hysenit, Dumani ka pasur një përballje edhe me ish-drejtuesin e SHISH, Fatos Klosin.

Dy çështjet janë të ndryshme, por kanë si pikë të përbashkët përfshirjen e drejtimit të SHISH-it në procese hetimore të ndjekura nga Dumani.

Në vitin 2003, kur ishte prokuror në Tiranë, Dumani hetoi ish-drejtorin e SHISH-it, Fatos Klosi, për shpërdorim detyre lidhur me administrimin e fondeve të institucionit.

Çështja përfundoi në gjykatë, ku Prokuroria kërkoi dënimin e Klosit me 1 milion lekë gjobë. Por një vit më vonë, Gjykata e Tiranës e shpalli Klosin të pafajshëm.

Më shumë se dy dekada më vonë, emri i Dumanit rikthehet në një çështje që prek drejtimin e SHISH-it.

Vlora Hyseni, tashmë ish-drejtuese SHISH akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Emri i Vlora Hysenit u qarkua nga prokurorët gjatë analizimit të të dhënave e siguruara nga hetimit i dosjes “AKSHI”, duke ngritur dyshime për favorizime prej Hysenit të biznesmenit Ergys Agasi, i arrestuar një muaj më parë.

Për llogari të të njëjtit hetim, urdhër të GJKKO, mëngjesin e së martës u ushtruan kontrolle në disa ambiente ne Tiranë e Durrës, përfshirë banesën e Ilir Prodës, ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit. Përveç kontrollit, Proda dha deklarime për gati 2 orë në SPAK, godinë nga e cila doli në një gjendje emocionale jo shumë të qetë.

Veç masës ndaj Hysenit dhe kontrollit të Prodës, gjykata urdhëroi arrestimin e shefit të Laboratorit të Policisë Shkencore, Fatjon Kalluçi dhe Embro Sulejmani. Ata dyshohet se kanë dëmtuar disa pamje filmike në të cilat shfaqej biznesmeni Agasi gjatë qëndrimit në arrati.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.