Klodian Allajbeu: Nuk ka pasur asnjë kontroll nga BKH në shtëpinë time. Do t'i drejtohem gjykatës për shpifjet ndaj meje

Biznesmeni Klodjan Allajbeu ka reaguar publikisht pas një sërë publikimesh në disa media dhe portale, ku janë ngritur aludime që lidhen me aktivitetin e kompanive të tij, si edhe me emërimin e ish-punonjësve të grupit të tij në poste publike në sektorin e shëndetësisë.
Në disa prej raportimeve janë përmendur pretendime për konflikt interesi, duke u lidhur me emërimin e ish-drejtuesve apo ish-punonjësve të kompanive të Allajbeut në institucione shtetërore, si edhe janë ngritur dyshime për ndikim në vendimmarrje. Këto pretendime nuk janë provuar dhe vetë Allajbeu i ka hedhur poshtë kategorikisht.
Përmes një deklarate publike, ai shprehet se “asnjë nga pretendimet e publikuara së fundmi në disa portale nuk korrespondon me të vërtetën”, duke i cilësuar ato si “tërësisht shpifje të sajuara”.
Ai paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve të këtyre publikimeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Postimi:
Asnjë nga pretendimet e publikuara së fundmi në disa portale nuk korrespondon me të vërtetën. Ato janë teresisht shpifje te sajuara.
Kam detyrimin moral dhe ligjor të mbroj emrin tim , te familjes time por dhe reputacionin e mijëra punonjësve të ndershëm dhe profesionistë që shërbejnë çdo ditë me përkushtim në institucionet tona, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kontributi i tyre ndaj pacientëve dhe shoqërisë meriton respekt dhe nuk duhet të njolloset nga publikime të pavërteta.
Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kërkuar përgjegjësi ndaj autorëve në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Besoj se liria e medias është një vlerë themelore e një shoqërie demokratike, por ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, duke respektuar të vërtetën, etikën profesionale dhe ligjin. Pres që institucionet përgjegjëse të trajtojnë me seriozitet çdo rast të publikimeve të tilla që dëmtojnë individët, bizneset dhe interesin publik.
Lexo edhe
AKTUALITET
180 mijë euro, një lidhje 9-vjeçare, si erdhi fundi tragjik? Refit Buzi vrau prindërit e ish-partneres dhe më pas veten

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen dy automjete pranë Maminasit

Vdekja e shqiptarit dhe italianit në aksidentin në Itali, Prokuroria urdhëron kryerjen e autopsisë

“Vajzën po ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe Refit Buzi: Mua mos m’u afro, e kam ndar...

VIDEO/ Pas orësh të tëra negociata, pamje nga momenti kur Refit Buzi liroi ish-partneren që mbante peng





