Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për një NATO më të fortë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas konfirmimit të Eric Wendt për rolin e tij si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri.
Përmes një reagimi zyrtar ambasada konfirmoi ardhjen e Wendt për të marrë rolin e përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Shqipëri.
Më tej në reagim ambasada shkruan se pritet ardhja e Wendt në Tiranë, nga ku ai, sipas tyre, do të mbështesë vizionin e presidentit Donald Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane.
“U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Lushnje/ Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia e Veriut, shkak ishte…

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër

Fluks i lartë mjetesh në Morinë, pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

Parashikimi i motit për ditën e sotme, temperaturat sot arrijnë…

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër

Gazeta e madhe spanjolle: Dështon pakti Rama-Meloni për emigrantët, 138 mln euro për një qendër bosh

Fluks i lartë drejt juglindjes, “paralizohet” aksi Tiranë-Elbasan





