Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ambasadori shqiptar në Shkup reagon para protestës për gjuhën shqipe: Politikani mendon për zgjedhjet, burri i shtetit për brezat e ardhshëm

P
Piranjat 5 April 2026, 18:08 · 2 min lexim
Ambasadori shqiptar në Shkup reagon para protestës për

“Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.

Me këtë thënie të James Freeman Clarke ka reaguar sot ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut. Mesazhi i tij vjen në një moment kur debati atje është intensifikuar, pas qëndrimeve të fundit të qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, si dhe paralajmërimit për protestë nga studentët shqiptarë më 6 prill.

Pas peticionit të nënshkruar nga qindra studentë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por vetëm një ditë më vonë ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”. Linjë të ngjashme ndoqën edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët në fillim pranuan kërkesën e studentëve, por më pas theksuan se nevojiten ndryshime ligjore.

Studentët kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, ndërsa si përgjigje institucionale është përmendur ngritja e një grupi pune në qeveri për trajtimin e çështjes. Provimi i jurisprudencës është i domosdoshëm për ushtrimin e profesioneve juridike si avokat, gjyqtar apo prokuror, por në praktikë zhvillohet kryesisht në gjuhën maqedonase, edhe pse shqipja ka status zyrtar.

Sipas studentëve, kjo situatë krijon pabarazi dhe kufizon mundësitë e tyre profesionale, duke ndikuar edhe në përfaqësimin e shqiptarëve në sistemin gjyqësor të vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.