Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në koncesionin e Delvinës/ Van Horn: Investimet amerikane forcojnë sigurinë globale

P
Piranjat25 March 2026, 18:13 · 3 min lexim
Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në

E ngarkuara me punë e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Van Horn ka zhvilluar një vizitë në vendburimin e gazit në Delvinë, një biznes që u godit fort nga qeveria vitin e kaluar deri me arrestime përmes provave, që në gjykatë rezultuan të sajuara.

Gjatë kësaj vizite zonja Van Horn ka qenë e shoqëruar edhe nga ambasadori hollandez në Tiranë, Reinout Vos. Lajmi është bërë publik nga vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara, e cila i ka shoqëruar fotot e vizitës me një mesazh shumë të fortë për qeverinë.

Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në

"Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë," thuhet në postimin e ambasadës amerikane.

Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në

Goditja nga qeveria

Vendburimi i gazit në Delvinë shfrytëzohet me koncesion nga kompania Delvina Gas Company. Kjo kompani zotërohej nga biznesmeni shqiptar Sokol Meqemeja. Por verën e vitit të kaluar, policia e shtetit rrethoi ambientet e kompanisë duke arrestuar disa inxhinierë si dhe duke shpallur në kërkim pronarin e kompanisë dhe administratorin e saj.

Sokol Meqemeja

Amerikanët i vënë vijën e kuqe Ramës në

Sipas qeverisë, kompania kishte ndërtuar një termocentral pa leje në ambientet e koncesionit, por kompania e kundërshtoi këtë akuzë duke theksuar se objekti ishte impiant për pastrimin e gazit. Arrestimet e policisë u shfrynë vetëm pak ditë më vonë, kur prokuroria i rrëzoi akuzat ndaj kompanisë si të paqena.

Sipas disa burimeve të mirëinformuara, arsyeja e sulmit të papritur ndaj Delvina Gas kishin prapavijë interesash. Në atë kohë Edi Rama foli për një plan që shihte krijimin e një monopoli të përzier në sektorin energjetik. Një skemë, e cila sipas disa burimeve do të rrotullohej rreth një biznesmeni izraelit, mik personal i Edi Ramës.

Goditja ndaj Delvina Gas, e cila në terren u dirigjua nga ish zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e detyroi biznesmenin Meqemeja që ta shiste kompaninë tek një konsorcium amerikano-hollandez.

Ndaj vizita e të ngarkuarës me punë Van Horn dhe ambasadorit hollandez Vos në vendburimin e Delvinës duket si një vijë e kuqe për qeverinë shqiptare, tashmë që në qytet ka ardhur sherifi i ri./kapitali

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.