Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka miratuar rritjen e kontributit të shoqërive të sigurimit për fondin e kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, që ka si qëllim pagesën e dëmeve nga mjetet e pasiguruara ose të paidentifikuara.
Sipas vendimit të Bordit të AMF-së, fondi i kompensimit do të shtohet më tej me 80 milionë lekë, mbi vlerën e kontributit fillestar vjetor prej 250 milionë lekësh të miratuar në janar.
Zakonisht, fondi i kompensimit i nënshtrohet një vlerësimi të ri në mesin e vitit kalendarik, kur, mbështetur në opinionet aktuariale, vlerësohet eventualisht nevoja për një shtesë të tij.
Shtimi i kontributit miratohet fillimisht nga Asambleja e Anëtarëve të fondit dhe më tej duhet të miratohet edhe nga Bordi i AMF-së.
Të dhënat e deritanishme të AMF-së tregojnë se në fund të 7-mujorit 2026, dëmet e paguara nga fondi i kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit kishin vlerën e 88 milionë lekëve, në rënie të ndjeshme me 45% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, dëmet pezull për t’u paguar nga ky Fond shënuan një rritje të lehtë, në vlerën e 684.6 milionë lekëve, 0.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Dëmet pezull përfshijnë rastet në proces vlerësimi, dëmet e miratuara, por të papaguara, apo edhe dëmet që janë objekt i çështjeve gjyqësore.
Fondi i Kompensimit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve ka për detyrë ligjore pagesën e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara dhe të paidentifikuara. Më pas, Fondi ka të drejtë të ngrejë padi regresi ndaj shkaktarit të dëmit në gjykatë dhe të marrë mbrapsht shumën e paguar.
Funksionimi i Fondit kishte qenë problematik për gati 15 vjet, duke grumbulluar miliarda lekë detyrime. Vetëm pas vitit 2017, presioni nga Kuvendi i Shqipërisë dhe AMF-ja detyroi Fondin dhe kompanitë e sigurimeve të kryenin pagesat e prapambetura.
Në total, tregu i sigurimeve për shtatë muajt e parë të vitit pagoi 5.4 miliardë lekë dëme, në rritje me 12.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja ka ardhur në masën më të madhe nga tregu i Jo-Jetës, ku dëmet janë zgjeruar me 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës, duke përfshirë ato të paguara në fondin e kompensimit, përbëjnë më shumë se 95% të dëmeve totale të paguara nga tregu i sigurimeve./ Monitor
Në arkivat e kohës së Luftës së Dytë Botërore gjendet një dokument që dëshmon dramën diplomatike të...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Teksa zjarret këtë verë kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje dhe kullota në të gjithë vendin duke krijuar dë...
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë malin e Tërbunit në Pukë, duke u përhapur në një sipërfaqe t&eum...
Në protestën e 99-të kundër qeverisë, profesori Lush Susaj deklaroi se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kry...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Ish-Parkut në Tiranë. Mësohet se një 26-vjeçar ...
Një 80-vjeçar nga Ferizaj i Kosovës rezulton i humbur në Tiranë, ndërsa familjarët dhe Shoqata për Kërkim dhe Shp...
Me thirrjet “Rama në burg" dhe "Studentët kërkojnë revolucion", qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiran&e...
Një prej aktivistëve të protestës kundër qeverisë Rama ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protesta...
Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6...