AKTUALITET

“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 19:39
“AMG Food” e skandalit të Salmonelës, pronare e

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i zhvilluar ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku Policia sekuestroi 41 kg e 350 gramë kokainë, me një vlerë tregu që përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Droga u zbulua në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule. Gjatë kontrollit, efektivët gjetën 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë të fshehura në kapakët e jashtëm të kontejnerit.

Sipas MCN, kompania që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës, ku u gjetën edhe 41 kilogramët e kokainës, është AMG Food, me administrator/pronar Arben Goxhaj. Kompania rezulton të jetë e lidhur me ngarkesën e kontrolluar nga autoritetet në Portin e Durrësit, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nga hetimi nëse porositësit e ngarkesës kanë pasur dijeni për lëndën narkotike të fshehur në kontejner.

Emri i AMG Food nuk është i panjohur për autoritetet shqiptare. Kompania ishte përfshirë edhe në një tjetër çështje të bujshme në mars të vitit 2025, kur një ngarkesë me mish pule të importuar nga Brazili rezultoi e kontaminuar me bakterin Salmonella Typhimurium.

Në atë rast, autoritetet ushqimore bllokuan një sasi të mishit, ndërsa sipas raportimeve, një pjesë e produktit kishte dalë në treg. Hetimi u zgjerua edhe ndaj personave përgjegjës për importimin dhe shpërndarjen e ngarkesës. Në prill 2025, Arben Goxha, i lidhur me AMG Food, u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim në lidhje me çështjen e mishit të pulës me salmonelë. Ai dhe persona të tjerë u hetuan në kuadër të këtij rasti.

Tashmë, më shumë se një vit pas këtij episodi, kompania del sërish në vëmendje të autoriteteve. Megjithatë, deri në këtë fazë nuk ka një të dhënë zyrtare që lidh kompaninë me trafikimin e kokainës.

Hetimet e Policisë dhe Prokurorisë pritet të përcaktojnë nëse porositësit e ngarkesës kishin dijeni për drogën e fshehur në kontejner.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?