Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Ankimohet në KPP tenderi 940 mijë euro për projektin e stacionit hekurudhor në Rinas

P
Piranjat30 June 2026, 07:37 · 4 min lexim
Ankimohet në KPP tenderi 940 mijë euro për projektin e stacionit

Procedura e prokurimit për hartimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe arkitektonik, si edhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit, është ankimuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Sipas të dhënave të procedurës, ankimi është paraqitur për procesin e vlerësimit të ofertave, pas mbylljes së tenderit të zhvilluar nga Hekurudha Shqiptare. Procedura u shpall më 4 maj 2026 dhe afati për dorëzimin e ofertave përfundoi më 3 qershor 2026. Fondi limit i kontratës është 91.6 milionë lekë, ose rreth 940 mijë euro.

Kontrata është parashikuar të realizohet me formulën “çelësa në dorë”, ku operatori fitues do të ketë përgjegjësinë si për projektimin e detajuar ashtu edhe për ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të aeroportit.

Sipas termave të referencës, projekti synon krijimin e një nyjeje moderne transporti që do të lidhë drejtpërdrejt transportin hekurudhor me Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke lehtësuar lëvizjen e pasagjerëve dhe integrimin e rrjeteve të transportit publik.

Objekti do të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej rreth 6,287 metrash katrorë, ndërsa godina e stacionit do të ketë një sipërfaqe ndërtimi prej afërsisht 260 metrash katrorë.

Projekti parashikon një shesh këmbësorësh, zonë “kiss and ride” për ndalesa të shkurtra, parkim të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara dhe hapësira parkimi për punonjësit, me organizim të veçantë të qarkullimit për të shmangur ndërthurjen e automjeteve me këmbësorët.

Brenda godinës do të ndërtohen salla pritjeje, sportele biletash, tualete të aksesueshme, hapësira informacioni dhe ambiente që mund të jepen me qira për shërbime tregtare. Projekti parashikon gjithashtu vendosjen e makinave automatike për shitjen e biletave, sistemeve të mbikëqyrjes me kamera dhe pajisjeve të tjera për shërbimin e udhëtarëve.

Platforma hekurudhore, e cila sipas dokumentacionit është ndërtuar në kuadër të kontratës ekzistuese të linjës, do të pajiset me turnikete, kamera sigurie, stola dhe elementë të tjerë të nevojshëm për pasagjerët. Stacioni do të funksionojë si terminal, ku trenat do të kryejnë kthimin e itinerarit.

Dokumenti teknik kërkon gjithashtu që godina të projektohet sipas konceptit të një “stacioni të gjelbër”, me standarde të larta të eficiencës energjetike, ndriçim natyral, ventilim, përdorim të paneleve fotovoltaike, mbledhje të ujërave të shiut dhe materiale ndërtimi me ndikim të ulët mjedisor, në përputhje me direktivat evropiane për performancën energjetike të ndërtesave.

Projekti Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas

Ndërtimi i stacionit në Rinas është pjesë e projektit të rehabilitimit të linjës Tiranë-Durrës dhe shtesës në Rinas. Projekti nisi zbatimin në viti 2021 dhe pritet që vetëm në fund të vitit 2027 të nisë operimin.

Të paktën atëherë pranohet në dokumente zyrtare se do të nisë ofrimi i shërbimit për qytetarët sipas një procedure publike që synon sigurimin e trenave dhe operatorit që do të bëjë menaxhimin.

Projekti përfshin rreth 40 km linjë, përfshirë segmentin e ri drejt Rinasit, dhe stacione të reja përgjatë korridorit. Koha e udhëtimit e synuar është rreth 22 minuta Tiranë–Durrës dhe rreth 12 minuta Tiranë–Aeroporti i Rinasit.

Projekti parashikon rikonstruksionin e linjës ekzistuese Durrës–Tiranë dhe ndërtimin e një degëzimi të ri drejt Aeroportit “Nënë Tereza”. Financimi fillestar është raportuar mbi 90 mln euro, me grant të BE/WBIF, kredi nga BERZH dhe kontribut të qeverisë shqiptare./Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.