FOTO-LAJM/ “27 korrik”, vizatohet data e protestës së nesërme në bulevard. Piktura epike, mesazh për...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Teksa ka nisur marshimi protestuesit kanë lënë në bulevard një mesazh ku shkruajnë: 27 korrik dhe kanë pikturuar n&eum...
Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros...
6 janar 2021. Qetësia e një dite dimri në Pukë u thye nga një telefonatë në sallën operative. Një automjet buz&eu...
Kanë dalë pamjet nga momenti kur efektivët e RENEA-s, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të Prokurorisë rrethojnë autom...
Real Madrid ka siguruar një tjetër goditje të madhe në merkato. Klubi spanjoll ka arritur marrëveshjen me RB Leipzig për transfe...
Vajza 20-vjeçare e aktorëve Tom Cruise dhe Katie Holmes do të luajë në një dramë ikonike të adaptuar nga William Sha...
Abdul Ballout, 21 vjeçari i cili dyshohet se kreu sulmin terrorist në Berlin, është vrarë këtë të diel, 26 korrik, g...
CNN, përmes rubrikës analitike ‘Fareed’s Global Briefing’, i ka kushtuar vëmendje protestave që po zhvillohen prej rreth...
Një zjarr shpërtheu pasditen e së dielës, 26 korrik në një zonë me bimësi të ulët në jug të Pylaia...
Përfundimi i Kupës së Botës shënoi edhe fundin e karrierës ndërkombëtare për disa nga emrat më të njohu...
Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të një personi të dënuar në Itali për trafik droge.
Pasuritë përfshijnë 5 apartamente, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të Arjan Hykës dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.
Sipas organit të akuzës, në themel të këtij aktiviteti ekonomik qëndron një shumë prej rreth 100 milionë lekësh, e deklaruar si financim i një shoqërie, por që nuk justifikohet me burime të ligjshme.
Kjo shumë dyshohet se është përdorur për krijimin dhe zhvillimin e disa kompanive të tjera, duke ndërtuar një cikël ekonomik të bazuar mbi një burim fillestar të paligjshëm.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimin pasuror dhe kërkon konfiskimin e 5 apartamenteve, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.
Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.1, datë 01.07.2025, me objekt hetimi pasuritë në pronësi të shtetasve A.H, M.H, A.H, A.H dhe K.H, si dhe 5 shoqëritë tregtare në pronësi të tyre, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier arriti të dokumentojë pasuri të pajustifikuara nga burimet e ligjshme.
Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 Lek, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.
Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në “cash” dhe nëpërmjet akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri.
Shuma 100,072,890 Lek, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.
Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A….” sh.p.k. dhe “A…… T….” sh.p.k, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.
Në përfundim të hetimit pasuror të plotë, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.
1. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 135.60 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
2. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 127 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
3. Pasuria e llojit “apartament” me sipërfaqe 59 m², me vendndodhje Bashkia Fier;
4. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 17.10 m², me vendndodhje Tiranë; dhe
5. Pasuria e llojit “njësi” me sipërfaqe 31 m², me vendndodhje Vlorë.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:
1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3949 m², me vendndodhje Fier.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:
1. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 1971 m², me vendndodhje Fier;
2. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3926 m², me vendndodhje Fier;
3. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 2942 m², me vendndodhje Fier; dhe
4. Pasuria e llojit tokë “arë”, me sipërfaqe 3931 m², me vendndodhje Fier.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:
1. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 55 m², me vendndodhje Bashkia Fier; dhe
2. Pasuri e llojit “apartament” me sipërfaqe 137 m², me vendndodhje Bashkia Fier.
Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:
1. Kuotat e shoqërisë “A….” sh.p.k;
2. Kuotat t shoqërisë “A… T….” sh.p.k;
3. Kuotat e shoqërisë “A… B…” sh.p.k;
4. Kuotat e shoqërisë “A…. I….” sh.p.k.; dhe 5. Kutoat e shoqërisë “M… T….” sh.p.k.
Prokuroria Fier shpreh angazhimin e plotë për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konsifkimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Tre shqiptarë me banim në Mantovë u arrestuan të martën, më 21 prill, për trafik droge nga policia italiane e Trevizos dhe ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur t...
Rritja e çmimit të naftës, sigurimeve shoqërore, por edhe fenomeni i transportit “pirat” kanë sjellë një redu...
Banorët e Lushnjës janë shqetësuar nga një ngjarja e pazakontë, pasi janë vjedhur eshtrat e një gruaje që ës...
Një ngjarje e pakëndshme është regjistruar mëngjesin e djeshëm në Rruga Reshit Collaku, ku një person ende i paidentif...
Prej disa ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë disa video ku shfaqen gra të mbuluara me shami të cilat u afrohen fëmijëve ...
Pak ditë më parë Piranjat publikuan një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bre...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka “goditur” Edi Ramën teksa tha se vendi ka hyrë në një...
Një aksident i rëndë me pasojë një viktimë dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në autostrad&eum...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka paralajmëruar publikimin e të tjera skandaleve për gjyqtaren e...