Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
AKTUALITET

Apartamente, truall dhe kuotat e 5 shoqërive/ Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të një të dënuari

P
Piranjat21 April 2026, 11:33 · 7 min lexim
Apartamente, truall dhe kuotat e 5 shoqërive/ Prokuroria Fier kërkon

Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e disa pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme një personi me inicialet A.H, të dënuar për drogë në Itali, dhe personave të lidhur me të.

Më konkretisht, Prokuroria kërkon të konfiskohen 5 apartamente në Fier, Tiranë dhe Vlorë, 2 njësi shërbimi, mbi 16 mijë metra katrorë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Sipas organit të akuzës, në themel të këtij aktiviteti ekonomik qëndron një shumë prej rreth 100 milionë lekësh, e deklaruar si financim i një shoqërie, por që nuk justifikohet me burime të ligjshme. Kjo shumë dyshohet se është përdorur për krijimin dhe zhvillimin e disa kompanive të tjera, duke ndërtuar një cikël ekonomik të bazuar mbi një burim fillestar të paligjshëm.

“Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 Lek, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.”, thotë Prokuroria.

Hetimet tregojnë se janë kryer veprime fiktive dhe transaksione kryesisht jashtë sistemit bankar, me qëllim fshehjen e origjinës së fondeve. Po ashtu, evidentohet se të ardhurat e krijuara më pas janë përdorur për blerje pasurish dhe riinvestime të mëtejshme.

Prokuroria ngre gjithashtu dyshime për lidhje me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për transportim të vlerave monetare të padeklaruara nga jashtë vendit.

“Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A….” sh.p.k. dhe “A…… T….” sh.p.k, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.”, shton prokuroria.

NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimin pasuror dhe kërkon konfiskimin e 5 apartamenteve, 2 njësi shërbimi, 16.719 m2 tokë arë dhe kuotat e 5 shoqërive të shtetasit A.H. dhe personave të tjerë të lidhur me të, pasi rezultoi se janë krijuar si pasojë e veprimtarive të dyshuara kriminale.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.1, datë 01.07.2025, me objekt hetimi pasuritë në pronësi të shtetasve A.H, M.H, A.H, A.H dhe K.H, si dhe 5 shoqëritë tregtare në pronësi të tyre, Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier arriti të dokumentojë pasuri të pajustifikuara nga burimet e ligjshme.

Nga hetimi rezulton se ortaku i vetëm i shoqërisë “A…” sh.p.k., shtetasi A.H., ka deklaruar financimin e shoqërisë me një vlerë prej 100,072,890 Lek, e cila nuk justifikohet me burime të ligjshme financimi. Nëpërmjet kësaj shoqërie, u krijuan edhe shoqëritë e tjera të shpërndara midis anëtarëve të familjes.

Po ashtu rezultoi se janë kryer veprime fiktive me qëllim justifikimin e kësaj shume monetare, të cilat nuk mbështeteshin në mundësinë reale financiare për marrjen e kësaj shume nga burime të ligjshme. Përkundrazi, evidentohet se shumica e veprimeve janë kryer jashtë sistemit bankar, në “cash” dhe nëpërmjet akteve jo noteriale, me qëllim shmangien e origjinës së ligjshme të fondeve të investuara në shoqëri.

Shuma 100,072,890 Lek, e cila nuk mbështetet në burime të ligjshme dhe të deklaruara, ka shërbyer si bazë për zhvillimin e aktivitetit ekonomik të shoqërive në vijim, duke u reflektuar në pasqyrat financiare si burim i ligjshëm dhe më pas duke u përdorur për investime të ndryshme, përfshirë blerjen e automjeteve dhe krijimin e të ardhurave që janë shpërndarë në formë page dhe dividendi. Më tej, këto të ardhura janë rinvestuar në pasuri të paluajtshme dhe kuota shoqërish, duke krijuar një cikël ekonomik që mbështetet në një burim fillestar të pajustifikuar.

Shtetasi A.H., i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Përfitimi i të ardhurave që burojnë nga aktivitetet kriminale, drogë”, sillte në Shqipëri vlera monetare që buronin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se disa shoferë të punësuar në shoqëritë në zotërim të subjekteve në këtë hetim “A….” sh.p.k. dhe “A…… T….” sh.p.k, janë konstatuar duke sjellë vlera monetare të padeklaruara në kufi, në rrethana të dyshimta mbi origjinën e tyre.

Në përfundim të hetimit pasuror të plotë, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të A.H. dhe M.H.

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A…” Sh.p.k.:

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” sh.p.k.:

Konfiskimin e pasurive të paluajtshme në emër të K.H, si më poshtë:

Konfiskimin e kuotave të shoqërive tregtare në zotërim të individëve objekt hetimi pasuror, si më poshtë:

Prokuroria Fier shpreh angazhimin e plotë për ndjekjen me prioritet të identifikimit dhe konsifkimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.