Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 milion euro; Përballueshmëria përkeqësohet

P
Piranjat 2 July 2026, 07:54 · 5 min lexim
Apartamentet në kullat e Tiranës arrijnë deri në 1 milion

Në Tiranë, çmimet e apartamenteve në kullat rezidenciale po shiten me çmim mbi 6 mijë euro për metër katror.

Sipas njoftimeve të publikuara online nga agjencitë shitblerjes së pasurive të paluajtshme, një apartament me sipërfaqe 154 metër katror te kulla “Downtown One” po ofrohet për shitje me çmimin 950 mijë euro ose rreth 6,200 euro për metër katror.

Agjentët imobiliarë të kontaktuar nga Monitor pohuan se kanë ende disa njësi në shitje në këtë objekt. Sipas tyre, bëhet fjalë për apartamente që nuk janë banuar më parë të mobiluara dhe që konsiderohen ndër njësitë e fundit të mbetura në dispozicion për shitje.

Në vitin 2021, kur objekti “Downtown One” sapo kishte përfunduar, zyra e shitjes e kontaktuar nga Monitor deklaroi se çmimet e apartamenteve varionin nga 3,200 deri në 3,400 euro për metër katror. Brenda 5 viteve, çmimet në këtë objekt janë rritur me 82% deri në 94%, duke u bërë pothuajse dyfish më të larta se në vitin 2021.

Kjo rritje dyshifrore e çmimeve, e shkëputur nga ritmi i rritjes së të ardhurave, po rikthen debatin nëse tregu i pasurive të paluajtshme po mbivlerësohet dhe nëse ekziston rreziku i krijimit të një flluske.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar arriti në 90,119 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, paga mesatare u rrit me 9.6%. Në këtë ecuri ndikoi edhe rritja e pagës minimale, e cila nga 1 janari 2026 u bë 50 mijë lekë, nga 40 mijë lekë që ishte më parë.

Paga mesatare mujore në vend arrin në 90 mijë lekë, rritja më e lartë në ndërtim

Ndërkohë, agjentët imobiliare pohojnë se kërkesa për pasuri të paluajtshme është në rënie krahasuar me një vit më parë.

Ylli Sula, drejtues i “Çelësi” Keydata Albania, thotë se një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rënien e kërkesës është situata e krijuar në vend, ku SPAK ka nisur hetime ndaj një sërë grupesh kriminale, çka sipas tij ka ndikuar edhe në ngadalësimin e investimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas tij, kjo ka sjellë një tërheqje të një pjese të blerësve që investonin në pasuri të paluajtshme, duke bërë që edhe kërkesa të jetë në rënie.

Megjithatë agjentët imobiliarë vërejnë se ndonëse kërkesa është me rënie, kjo ende nuk është reflektuar në uljen e çmimeve.

Nga ana tjetër, ritmi i shpejtë i rritjes së çmimeve, që nuk ndjek rritjen e të ardhurave të familjeve, po e përkeqëson përballueshmërinë e blerjes së banesave. Stela Dhami, drejtuese e Colliers Albania, vëren se përballueshmëria e blerjes së një apartamenti në Shqipëri është më e ulët se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian.

“Në Shqipëri, raporti midis çmimit të pasurive të paluajtshme dhe të ardhurave mesatare është shumë më i pafavorshëm. Një çifti me të ardhura mesatare i duhen rreth 15–19 vite për të blerë një apartament, ndërsa mesatarja në vendet e Bashkimit Europian varion nga 10 deri në 12 vite.

Në këtë analizë ndikojnë shumë faktorë, por më kryesorët janë çmimet e larta të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat familjare, si edhe kostot e larta të kredive hipotekore, të cilat vazhdojnë të mbeten të vështira për buxhetin e familjeve shqiptare”, është shprehur më herët zonja Dhami.

Indeksi i fundit i besimit të bankës së Shqipërisë gjeti se treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u ul me 0.8 pikë përqindje në qershor. Pakësimi i TBN-së u përcaktua nga vlerësimet në rënie për kontratat porositëse, ndërkohë aktiviteti aktual ndërtues mbeti në të njëjtat nivele. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar me rënie.

Sipas indeksit Fischer, të përllogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura në 6-mujorin e dytë të vitit 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me 6-mujorin e parë dhe me 28% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithëse çmimet vijuan të rriteshin, ritmi u ngadalësua ndjeshëm krahasuar me rritjen prej 41.7% të regjistruar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke sinjalizuar një ftohje graduale të tregut./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.