Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
AKTUALITET

Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me celularë në gjyqe

P
Piranjat 2 September 2026, 12:21 · 2 min lexim
Apeli nuk zbaton rregulloren e re të GJKKO, lejon gazetarët me

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur mos të respektojë rregulloren e re të GjKKO-së në lidhje me kufizimet e vendosura ndaj gazetarëve. Në një takim me gazetarët gjyqtarja e Apelit Saida Dollani, ka deklarauar se rregullat e transparencës nuk do të ndryshojnë. 

“Rregullat e transparencës tek ne nuk ndryshojnë. Nëse ju pengojnë të qëndroni në hollin tonë me vini në dijeni”, u tha Dollani-gazetarëve.

Qëndrimi vjen një ditë pasi rregullorja e re e GJKKO hyri në fuqi. Me ndryshimet e reja kufizohet numri i përfaqësuesve të mediave që mund të ndjekin një seancë gjyqësore, hiqet praktika e deritanishme që lejonte filmimin e minutave të para të seancave, ndalohet filmimi në korridoret e gjykatës dhe gazetarët do të duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë përpara për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore. Ndërkohë avokatëve u ndalohet mbajtja dhe përdorimit i telefonave celularë, laptopë dhe tabletë.

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe përfaqësues e shoqata të medias janë shprehur kundër rregullores. Avokati Maks Haxhia u shpreh se do të mblidhet Komiteti Drejtues për të vendosur hapat e mëtejshëm që do ndjekin, duke paralajmëruar deri në bojkot të seancave. Ndërkohë shoqatat e gazetarëve po marrin masa që kufizimet e rregullores mos të zbatohen, duke kërkuar nga GJKKO Të pezullojë zbatimin e dispozitave që lidhen me median dhe të ndërmarrë një konsultim të gjerë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.