“Ari i kuq”, domatja importohet 60 lekë, shitet deri në 600 lekë, shkak prodhimi i paktë vendas

Domatja ka qenë “ari i kuq” për tregtarët shqiptarë. Sipas të dhënave doganore, gjatë muajve mars dhe prill, 1 kg domate në Itali, Turqi dhe Greqi nga tregtarët tanë është blerë 60 lekë, ndërsa për konsumatorët ky produkt është shitur 500%-900% më shtrenjtë.
Sipas të dhënave doganore, në 37 ditë në vendin tonë janë importuar 1.5 mln kg domate, me një vlerë rreth 93 mln lekë.
Të dhënat e siguruara nga Top Channel tregojnë se vlera më e lartë mban datën 23 mars, ku 14,450 kg domate nga Turqia janë blerë 899,516 lekë. Nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, çmimi i domates në këtë rast i blerë është 62 lekë. Por nga ana tjetër, ky produkt konsumatorëve u ka kushtuar 350-600 lekë për kg.
Kërkesa e lartë për domaten e huaj erdhi pas përmbytjeve, ku qindra hektarë sera me perime u kalbën si pasojë e reshjeve të shiut. Varësia ndaj importit për shqiptarët diktoi çmime abuzive që nuk u kontrolluan dhe nuk u ndaluan nga askush. Trendin e çmimeve të larta e ndoqi më pas edhe ai pak prodhim vendas që doli në shitje.
Por domatja nuk është i vetmi produkt i shtrenjtë, pasi në të njëjtat vlera është edhe speci. Ndërkohë, çmimi i bishtajoreve është edhe më i lartë; 1 kg mashurka familjeve shqiptare po u kushton 550-600 lekë, me pretendimin se ky produkt nuk kultivohet shumë në tokat tona.
Tabela e lartë e çmimeve të perimeve është pranuar edhe nga vetë Ministria e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, por që ende nuk janë hetuar, por vetëm monitoruar. Vëzhgimi nuk frenoi abuzimin e tregtarëve të pangopur.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të autorit të vrasjes në Fushë Krujë

Lala: Ilir Proda e kriminalizoi policinë! Kishte dhënie gradash të pamerituar, presion dhe frikë te efektivët

Në vigjilje të Pashkës, dyndje masive automjetesh në drejtim të Korçës!

Aksident në Llaman të Himarës! Makina përplaset me motorin

U gjetën shkelje të kushteve higjeno-sanitare, AKU bllokon mbi 110 ton fruta perime në Shkodër!





