Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes” trondit Ramën/ Pankartat ‘pikante’ në protestë

P
Piranjat 4 July 2026, 23:37 · 5 min lexim
Arkivol, tortë betoni dhe qirinj, protesta e “ditëlindjes”

Kryeministri Edi Rama festoi sot 62-vjetorin e lindjes në një ditë të pazakontë, ku protesta e 35-të radhazi u kthye në një demonstratë masive para Kryeministrisë, me pjesëmarrje qytetarësh nga Shqipëria dhe diaspora. Tubimi nisi nga sheshi “Skënderbej”, ku mijëra protestues marshuan drejt godinës së qeverisë duke thirrur “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Shqipëria e re” dhe “Diaspora është me ne”.

Në protestë u panë edhe flamuj amerikanë krahas atyre shqiptarë, ndërsa organizatorët e cilësuan pjesëmarrjen e emigrantëve si “mesazh solidariteti përtej kufijve”.

“Dhurata” simbolike për ditëlindje
Atmosfera e protestës u shoqërua me një seri simbolikash të forta, të cilat protestuesit i paraqitën si “dhurata për 62-vjetorin” e kryeministrit.

Një prej tyre solli një kostum burgu, sapun, miell dhe brisk, duke i shoqëruar me deklarata ironike për “urime me burg”. Më pas, para Kryeministrisë u shfaq një tortë prej betoni dhe një tjetër e vërtetë me mbishkrimin “Rama TQR – Te Quiero Rama”, e shoqëruar me një qiri me numrin zero, që u fik pas thirrjeve “Rama jepe dorëheqjen”. Simbolikat vijuan me një arkivol të vendosur në shesh me mbishkrimin “Arkivoli politik i Ramës”, si dhe një statujë me syze të kuqe e etiketuar “Diktatori i fundit”, e cila u rrëzua dhe u shkelmua nga protestuesit, në një akt të krahasuar nga organizatorët me rrëzimin e simboleve të vitit 1991.

Fjalime, akuza dhe thirrje për gjykata

Në podium, disa prej organizatorëve dhe aktivistëve mbajtën fjalime të forta politike. Edvioll Kulluri akuzoi kryeministrin për shpifje dhe paralajmëroi padi, duke kërkuar gjithashtu lirimin e protestuesve të arrestuar.

“Rama në burg, Berisha në burg!”, u dëgjua në një prej fjalimeve, ndërsa pjesëmarrësit kërkuan bashkim dhe vijim të protestave deri në dorëheqje.

Një tjetër protestues paralajmëroi për mundësi tensioni, duke u distancuar publikisht nga çdo akt dhune dhe duke theksuar se protesta duhet të mbetet paqësore.

“Ne si atdhetarë kërkojmë rrëzimin e qeverisë dhe sistemit 35-vjecar në paqe. Kemi informacione se njerëz nga rrethe janë nis të vijnë të veprojnë ndryshe.

Ne si këshill organizativ nuk pajtohemi me asnjë shenjë dhune. Kushdo që të vijë dhe të provojë një mënyrë ndryshe, ne jemi të distancuar prej veprave te dhunës”

Kënga e “ditëlindjes”
Një moment që mori vëmendje ishte performanca e një fëmije në podium, i cili këndoi një variant ironik të këngës së ditëlindjes, duke u kthyer në një nga episodet më të shpërndara në protestë.

“Shumë urime për ty,

asnjëri s’të do ty,

ti dukesh si kafshë,

shko mbrapa te Kopshti Zoologjik!”

Reagime familjare dhe çështja e të arrestuarve

Në protestë foli edhe bashkëshortja e një prej të arrestuarve, e cila kërkoi lirimin e protestuesve, duke pretenduar se ata po mbahen padrejtësisht dhe duke falënderuar publikisht qytetarët për mbështetjen.

“Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë.

Kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët.”, deklaroi ajo.

Diaspora në marshim drejt Tiranës

Një kolonë automjetesh me emigrantë shqiptarë nga disa shtete të Europës mbërriti në kryeqytet për t’iu bashkuar protestës. Ata ndaluan fillimisht pranë paraburgimit në “Mine Peza”, ku mbahen disa prej të arrestuarve, për të shprehur solidaritet. Ndërkohë, në disa pika kufitare, veçanërisht në Morinë, u raportuan radhë të gjata dhe kontrolle të shtuara, duke shkaktuar vonesa për qytetarët që hynin në Shqipëri.

Një ditëlindje mes protestash

Kryeministri Edi Rama, i lindur më 4 korrik 1964, e gjeti ditëlindjen e tij të 62-të nën një protestë të madhe që përkon me kërkesat për dorëheqjen e tij.

Protesta e sotme shënon të 35-n radhazi, ndërsa organizatorët paralajmërojnë se tubimet do të vijojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre politike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.