Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
AKTUALITET

Arratiset nga arresti shtëpiak Hasan Ferracaku, i dyshuar për masakrën e Velipojës

P
Piranjat 2 July 2026, 12:02 · 4 min lexim
Arratiset nga arresti shtëpiak Hasan Ferracaku, i dyshuar për

Hasan Ferracaku, një prej të dyshuarve si pjesëmarrës në masakrën e ndodhur në Velipojë 5 vite më parë, ku mbetën 4 të vrarë dhe dy të plagosur, është arratisur nga banesa e tij në Shkodër.

Hasan Ferracaku ndodhej me masën “arrest shtëpie” dhe ishte në ruajtje 24 orë nga policia e Shkodrës, por pavarësisht kësaj ka arritur që të arratiset duke i shpëtuar ruajtjes policore dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Ferracaku, pasi i kishin mbaruar afatet e paraburgimit si një prej të dyshuarve në vrasjen e ndodhur në Velipojë u la në “arrest shtëpie” nga gjykata por me mbikëqyrje 24 orë.

Ferracaku ishte në ruajtje nga efektivët prej afro 3 vitesh dhe ka gjetur mënyrën që të arratiset për arsye që ende janë të paqarta.

Hasan Ferracaku (foto poshtë) ishte një prej dy të plagosurve në masakrën e 26 qershorit 2021 në Velipojë, bashkë me nipin e tij 17 vjeçar E.D., të cilët u arrestuan menjëherë pas ngjarjes së rëndë.

Në atë përplasje me armë mbetën të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç dhe dy vëllezërit Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Xhovani Gocaj, 25 vjeç, si dhe kamarieri 20 vjeçar, Myzerim Zeneli, që kishte ditën e parë të punës. Për atë ngjarje policia asokohe shpalli në kërkim edhe 3 djemtë e Hasan Ferracskut, Abedin, Shyqyri dhe Besmir Ferracaku.

Vrasja e katër shtetasve dhe plagosja e dy të tjerëve erdhi pas një konflikti mes familjes Gocaj dhe familjes Ferracaku, lidhur me një parcelë shezllongesh në plazhin e Velipojës.

Sherri degradoi në përdorimin e armëve. Në vendngjarje u sekuestruan dy pistoleta, njëra e gjetur në vendngjarje dhe tjera në hotelin e Gocajve.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se vëllezërit Hasan dhe Kujtim Ferracaku janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj për ndarjen e shezlongëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar.

Nga dëshmitë rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku shkuan të armatosur në hotelin e Gocajve dhe janë ulur në tavolinë me Edmond Gocajn. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është arritur në përfundimin se janë përdorur 4 armë, një kallashnikov nga Xhovani Gocaj dhe tre pistoleta nga Kujtim Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe djali i këtij të fundit Abedini.

Sipas Hasan Ferracakut, i pari qëlloi me armë Edmond Gocaj që ishte ulur në tryezë dhe me pas është kundërpërgjigjur Kujtim Ferracaku. Nipi i tij tregoi një dinamike tjetër të ngjarjes.

17-vjeçari E.D citohet të ketë thënë se ka dëgjuar gjyshin e tij të thotë se “janë marrë këto, kush jeni ju” dhe pas këtij momenti ka dëgjuar krisma armësh që i kanë ardhur në krah nga pas tij.

Prokuroria ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë për të kuptuar më mirë si kishte nisur konflikti.

Kjo çështje vijon ende në gjykatë duke mos pasur një vendim përfundimtar për vrasjen e katër personave dhe dy të plagosurve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.