Arrestimi i 34-vjeçares bashkë me foshnjën/ Drejtoria e Burgjeve: Kemi hartuar një plan të posaçëm përkujdesjeje

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar pas rastit të arrestimit të 34-vjeçares, e cila është akomoduar në IEVP Pojskë bashkë me foshnjën e saj 11-muajshe. Përmes një njoftmi zyrtar, Drejtoria e Burgjeve ka bërë me dije se foshnja u akomodua në ambientet e posaçme të institucionit, jashtë regjimit të brendshëm, ambiente të përshtatura për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre.
Për nënën dhe fëmijën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje, i cili përfshin masat e sigurisë, kujdesin shëndetësor, ushqimin sipas nevojave, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale. Zbatimi i këtij plani monitorohet nga stafi multidisiplinar i institucionit, me synimin për të garantuar mirëqenien e nënës dhe të fëmijës.
Deklarata e plotë:
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës, në IEVP Pojskë është akomoduar e dënuara me inicialet D. S., e dënuar me 2 (dy) muaj burgim, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe.
Gjatë procedurave të pranimit në institucion, shtetasja me inicialet D. S. ushtroi të drejtën e parashikuar nga Ligji nr. 81/2020 "Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve" dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, për të mbajtur pranë saj fëmijën nën moshën 3 vjeç. Pas përfundimit të procedurave ligjore dhe administrimit të dokumentacionit përkatës, foshnja u akomodua në ambientet e posaçme të institucionit, jashtë regjimit të brendshëm, ambiente të përshtatura për qëndrimin e nënave me fëmijët e tyre.
Për nënën dhe fëmijën është hartuar një plan i individualizuar përkujdesjeje, i cili përfshin masat e sigurisë, kujdesin shëndetësor, ushqimin sipas nevojave, si dhe mbështetjen psikologjike dhe sociale.
Zbatimi i këtij plani monitorohet nga stafi multidisiplinar i institucionit, me synimin për të garantuar mirëqenien e nënës dhe të fëmijës, si dhe respektimin e të drejtave të tyre, në përputhje me legjislacionin dhe standardet në fuqi.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dita e 53-të e protestës/ I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksidenti tragjik te Unaza e Madhe, ja momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi

“Kemi triumfuar 53-0 ndaj pushtetit”/ Aktivisti sjell pankartën e veçantë: Kanë zgjedhur të humbasin legjitimitetin, nuk kanë asnjë sukse...

EMRAT/ Aksidenti në afërsi të Saukut, policia: Dy personat që udhëtonin në kamionin ishin shtetas të huaj

FOTOLAJM/ Sherri mes fqinjëve në Tropojë, 60-vjeçari përfundon te Trauma në Tiranë





