Aksident fatal në Lezhë, mjeti bujqësor del nga rruga dhe zë poshtë drejtuesin, ndërron jetë në vend
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në fshatin Torovicë, në Lezhë. Sipas të dhënave paraprak...
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Një akt i rëndë vandalizmi ka tronditur komunitetin e Medjugorjes dhe miliona besimtarë që vizitojnë qytetin çdo vit pë...
Zjarret masive që kanë përfshirë jugperëndimin e Francës kanë shkaktuar një fenomen të rrallë dhe ekstrem, k...
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) më datë 31 korrik, për t’i...
Vajza e dy aktorëve të famshëm, Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri, ka vendosur që të heqë ligjërisht mbiemrin e babait t&eu...
Trajneri italian, Carlo Ancelotti, u rikthye në Brazil disa orë më parë dhe njoftoi rinovimin e ekipit kombëtar, pas t...
Çmimet e pjesës më të rëndësishme të produkteve bazë të konsumit, kafeja, perimet dhe bulmetit u rriten shumë...
Kreu i Grupit i Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka mbajtur një konferencë për mediat, ku foli për procedurat e marrëveshjes me ...
Dy kompanitë e mikrokredive, të cilat aplikojnë interesat më të larta në treg, fituan 11 milionë euro neto vitin e kaluar. ...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin në Francë të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Sipas saj, arrestimi ndodhi pas një incidenti të pazakontë, teksa Beqiri po fluturonte me një avion civil mbi një impiant bërthamor. E ftuar në News24, Lala tha se autoritetet franceze konstatuan se avioni po fluturonte në një kuotë shumë më të ulët nga sa lejohet, në një zonë me siguri të lartë, ku po zhvillohet një projekt bërthamor. Kjo bëri që forcat ajrore ta shoqëronin avionin dhe të kërkonin shpjegime nga piloti.
Sipas gazetares, Beqiri u justifikua duke thënë se ulja e lartësisë kishte ndodhur pa qëllim, pasi në atë moment ishte duke folur në telefon me nënën e tij. Megjithatë, ky shpjegim nuk bindi autoritetet, të cilat gjatë verifikimeve zbuluan se ai ishte një person i kërkuar nga drejtësia shqiptare. Lala shtoi se në avion janë gjetur edhe disa pajisje GPS, çka, sipas saj, ka ngritur dyshime se lëvizjet mund të kenë qenë të planifikuara. Ajo theksoi se deri tani nuk ka informacion nëse autoritetet franceze po hetojnë edhe pista të tjera, përfshirë mundësinë e një hetimi për spiunazh.
“Arrestimi një ndër lajmet më të mira për SPAK pasi ky bzinesmen është një nga krerët e grupit kriminal që vepronte kundër AKSHI-t. Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur në Pendi mbi një central bërthamor, ku rojat kanë kuptuar se ky avion po lëvixte në një kuotë jo në përputhje me rregullat, pasi po punohet për një projekt të ri bërthamor.
Forcat ajrore e kanë shoqëruar akëtë avion civil për të mësuar arsyet se përse po lëvizte në një kuotë më të ulët seç e parashikonte ligji. Ai ka dhënë disa përgjigje që kanë ngritur dyshime të forta. Ai ka deklaruar se ishte duke folur në celular me nënën e tij ndaj ka qenë ulje e paqëllimtë, duke qenë se bëhet fjalë për një central bërthamor, autoritetet kanë shkuar më tej dhe kanë zbuluar se ai është një i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare.
Kishte me vete dhe disa GPS dhe kjo tregon se po bënte lëvizje të planifikuara ndoshta të drejtuar edhe nga persona të tjerë. Nuk ka ende infromacion për prokurorinë nëse janë gjendur sende të paligjshme dh s’dihet nëse po hetohet në Francë për spiunazh.
A mund të ketë qenë Beqiri duke transportuar paratë e korrupsionit të AKSHI-t?
Arrestimi i tij është një lajm shumë i mirë. Ermal Beqiri u bë shumë i famshëm për ekspertimin e videos së Metës, në vjedhjen e të dhënave, më pas ka marrë pjesën më të madhe të luanit për tenderat e AKSHI-t.
Policia e Shtetit ka konfimruar se ai do të dalë para gjykatës dhe më pas në varësi të rrethanave do të paraqitet kërkesa për ekstradim. Rezulton se autoritetet franceze kanë kërkuar që të mos rportohej arrestimi i Ermal Beqirit. Mund të gjenden të dhëna për vepra të rënda penale dhe për momentin është në qeli për llogari të autoriteteve shqiptare.
Përllogariten 80 mijë euro tendera, në kohën që ka aplikuar në AKSH së bashku me Ergys Agasin kanë marrë 200 milionë euro tendra dhe kanë sekuestruar miliona euro pasuri. Dëshmia e Daniel Shimës është mbajtur Top Secret.
Ermal Beqiri dispononte një patentë për të pilotuar, është i dhënë pas jetës luksoze. Ka një skaf luskoz, vetëm vera që është sekuestruar në kantinën e Ergys Agsit ka vlerë miliona euro.
Ermal Beqiri është personi që ka instluar edhe kamerat në banesën e Ergys Agasit. Që nga çështja Meta-Prifti, ka në dorë të dhëna sensitive të institucioneve shumë të larta nga Banka e Shqipërisë apo edhe sistemi i drejtësisë. Kur Emmanuel Macron bëri vizitë në Tiranë, një ndër personat që shfaqet në krah të tij është Ermal Beqiri dhe si për ironi të fatit është arrestuar në Francë.
Ermal Beqiri nuk ka qenë kurrë pjesë e AKSHI-t, është një ekspert IT. Geron Meçe u mbajt peng për orë të tëra që të tërhiqej, por dyshohet se ka edhe biznesmenë të tjerë që janë detyruar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri të tërhiqeshin. Prokurorët kanë arritur të siguronin informacion për mënyrën sesi përgatiteshin dokumentet dhe disa biznesmenëve nuk u jepej një certifikatë sigurie dhe nuk mund të konkurronin. Akuzat ndaj tij janë të rënda dhe marzhi i dënimit është shumë i lartë”, tha ajo.
Një punonjës i Policisë Bashkiake në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka goditur me grusht eprorin e tij ...
Forcat zjarrëfikëse kanë gjetur të pajetë edhe nënën e dy fëmijëve në banesën, e cila u përfs...
Një shtëpi është shkrumbuar nga zjarri në fshatin, Domen të Postribës në Shkodër këtë të mërkur...
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) u shoqër...
Zjarri rrezikoi pyjet dhe banesat në Bulqizë, ndërhyrja e zjarrfikësve shmangu përhapjen. Një zjarr ka përfshirë...
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës. Sipas...
Ish-kreu i ARRSH, Gentian Gjyli u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme. “News24” mëson se Gentian Gjylit i është ko...
Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Ankona të Italisë, pasi dyshohet se për muaj me radh&eum...
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vdekjen e 65-vjeçarit në Pogradec, i cili humbi jetën pasi u plagos aksidentalisht me një...
Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qyteti...