Arrestimi i Nexhmedin Danajt/ Policia jep detaje: Si pronari i “Vlora Cable” blinte drogë me transferta digjitale

Nexhmedin Danaj, pronari i “Vlora Cable”, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe trafik droge.
Danaj dyshohet se ka pasur një rol në lëvizjen dhe pastrimin e parave që dyshohet se rridhnin nga trafiku i kokainës. Sipas të dhënave të bëra publike gjatë hetimit, paratë dyshohet se janë lëvizur edhe drejt Dubait përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe. Emri i Nexhmedin Danajt doli në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, të zhvilluar nga SPAK dhe autoritetet italiane kundër grupeve të dyshuara për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.
Njoftimi:
Finalizohet, në bashkëpunim me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, është arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi N. D., 57 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin prill 2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Nga hetimet dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, shtetasi N. D. akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme, në disa shtete, për blerjen e lëndëve narkotike.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit në Shqipëri.
Lexo edhe
AKTUALITET
Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain! Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

Aksidenti i mori jetën, 49-vjeçari në Kavajë ishte djali i ish-trajnerit të njohur dhe ish-kryebashkiakes së Shijakut

8 mln euro për kompaninë e ‘grupit Aruba’, Bashkia e Tiranës i jep 2 tendera ‘Erald G’

Zjarri përfshin Therepelin në Skrapar, rrezikohen katër fshatra dhe një stacion gazi





