Arrestimi për protestën/ Denoncimi i avokatit: I burgosuri që vuan nga epilepsia u dhunua në qeli

Një prej të burgosurve për protestën e së enjtes te Parlamentit, është edhe Niko Qarkaj.
Sipas denoncimit të avokatit, ai është dhunuar brenda qelisë së paraburgimit.
I riu vuan nga Epilepsia dhe sipas denoncimit, gjatë momenteve të krizës, del jashtë kontrollit.
Denoncimi:
Ditën e sotme vizitova të ndaluarin Niko Qarkaj, i cili u shoqërua gjatë protestës. Ai vuan nga epilepsia dhe, sipas tij, gjatë qëndrimit në komisariat ka pësuar disa kriza.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë një prej krizave epileptike, për shkak të gjendjes së tij ai nuk ka qenë i vetëdijshëm për veprimet apo fjalët e tij. Sipas deklarimit të tij, gjatë këtij episodi mund të ketë ofenduar punonjësit e policisë, por në vend që të merrte ndihmën e nevojshme, ai pretendon se është dhunuar fizikisht nga efektivët e policisë, duke mbetur edhe i gjakosur. Ai ndodhet në grevë urie që nga momenti i shoqërimit.
Thirrja jonë është që Niko Qarkaj të lirohet menjëherë dhe të nisë një hetim i plotë e i pavarur për veprimet e dhunshme që ai pretendon se janë ushtruar ndaj tij nga efektivët e policisë. /PiranjatNews/
Lexo edhe
AKTUALITET
Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Shqipëria po humbet avantazhin e “destinacionit të lirë”
EMRI/ U kap në fermën e kanabisit, 23-vjeçari shqiptar burgoset në Britani. Ja çfarë e pret pas kryerjes së dënimit

Lëvizte me armë dhe radio policie në makinë, arrestohet i riu në Vlorë

Emri/ Ndërtoi hotel pa leje në Ksamil, 52-vjeçari dënohet me 2 vjet burg





