Arrestohet 39-vjeçari në Lezhë, sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar 'Final O’clock', i cili ka goditur një rast të tregtimit të sendeve me vlerë të cilat dyshohen se mund të jenë të vjedhura jashtë shtetit dhe të kontrabanduara në Shqipëri.
Në kuadër të operacionit është arrestuar shtetasi A.M., 39 vjeç, banues në Lezhë, i cili dyshohet se shiste në argjendarinë e tij bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, pa dokumentacion që provonte origjinën e tyre.
Gjatë kontrollit në subjekt, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare sekuestruan 133 ora dore të markave luksoze pa dokumentacion shoqërues, bizhuteri floriri me peshë rreth 3.3 kilogramë pa faturat përkatëse të blerjes, si dhe 270.500 lekë dhe 2.700 euro, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari.
Sipas Policisë, vlera totale e sendeve të sekuestruara arrin në rreth 300 mijë euro. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar me 39-vjeçarin. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
AKTUALITET
Misteri i vrasjes së Edmond Sulës, Policia kontrolle banesash në Bërxullë

Mbyllet aplikacioni “One IPTV Player”, hiqet nga Google Play Store

Kapet me armë zjarri pa leje në banesë/ Arrestohet 40-vjeçari me precedent penal

I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

Mot i keq/ Reshje shiu e breshëri përfshijnë Gramshin

Aktiv prej 3 ditësh, zjarri mes Voskopojës dhe Lekasit përhapet me shpejtësi

BKH kontrollon banesën e biznesmenit të njohur të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut!





