Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 22-vjeçarit, gjendet arma e krimit

Është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes së 22-vjeçarit, i cili u qëllua me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen “Grumbullimi” në Fushë-Krujë.
Sipas burimeve, në pranga ka rënë Riza Miri, i dyshuar për plagosjen e të riut. Gjatë arrestimit, policia i ka gjetur edhe thikën me të cilën dyshohet se është kryer akti kriminal.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti banal mes dy personave, i cili përshkallëzoi deri në përdorimin e thikës.
22-vjeçari i plagosur u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e konfliktit dhe rrethanat që çuan në plagosjen e të riut.
Lexo edhe
AKTUALITET
Arti fierak në zi, ndahet nga jeta ikona e humorit

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

Gjinekologu: Nëse vajzat shqiptare lindin në të 20-tat, do mbylleshin qendrat e infertilitetit

Marbella, baza e kokainës në Europë/ Gazetari Manu Marlasca ngre alarmin: Grupet shqiptare kanë marrë hov në trafikun e drogës

Skandali me koncertin e dështuar/ Salianji: 4.2 milionë euro për dy orë, ndërsa QSUT-ja kërkon pajisje dhe ilaçe
“Na presin 4 ditë shumë të nxehta”, meteorologia: Ja kur freskohet moti

Fshihen 60 milionë euro detyrime tatimore, mbi 22 mijë subjekte përfituese

ARRSH 4.8 milionë euro për sinjalistikën dhe sigurinë në akset kombëtare, rrugët ku do të ndërhyhet





