Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura KLSH trondit Bashkinë Himarë: 22.6 miliardë lekë toka e troje pa inventar Bashkia Korçë, miliona euro detyrime dhe gjysma e investimeve të parealizuara Tabela/ Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë rritje deri në 2.7 herë Horoskopi/ Kujdes! Situata mund t'ju dalë jashtë kontrollit. Ja çfarë paralajmërojnë yjet Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës
AKTUALITET

Arrestohet në Durrës suedezi që qarkullonte në plazh me pistoletë

P
Piranjat11 August 2026, 13:30 · 2 min lexim
Arrestohet në Durrës suedezi që qarkullonte në plazh me

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 29-vjeçar suedez, i cili u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje. Gjatë kontrollit të çantës që mbante me vete, shërbimet policore gjetën një pistoletë dhe karikatorin e saj të mbushur me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“U arrestua në flagrancë shtetasi suedez, O. K., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me karikator të mbushur me fishekë, që posedoheshin pa leje;”, njofton policia.

Në një tjetër rast, policia parandaloi vjedhjen e një kasaforte murale. Në afërsi të banesës ku ndodhej kasaforta u arrestua në flagrancë një 24-vjeçar, i dyshuar si një prej autorëve të tentativës së vjedhjes.

Nga hetimet e kryera pas ngjarjes, policia identifikoi edhe dy bashkëpunëtorët e dyshuar, përkatësisht një 38-vjeçar dhe një 26-vjeçar. Njëri prej tyre u ndalua nga shërbimet policore, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.

“U arrestua në flagrancë, në afërsi të banesës, ku kishte tentuar të vidhte një kasafortë murale, shtetasi D. P., 24 vjeç, ndërsa nga hetimet e kryera për këtë rast, u identifikuan 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit V. K., 38 vjeç dhe S. I., 26 vjeç. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u mundësua ndalimi i shtetasit V. K., ndërkaq punohet intensivisht për kapjen e shtetasit S. I..”

Policia bën me dije se kontrollet dhe patrullimet do të vijojnë në zonën e Plazhit të Durrësit, në kuadër të planit të posaçëm të masave për sezonin turistik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.