Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Arrestohet në Greqi 58-vjeçari i dënuar për vrasje, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

P
Piranjat 5 July 2026, 12:27 · 1 min lexim
Arrestohet në Greqi 58-vjeçari i dënuar për vrasje, pritet

Një 58-vjeçar shqiptar, i identifikuar me inicialet A.K., është arrestuar nga autoritetet greke në kuadër të operacionit “Të Kërkuarit”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Helenike.

Sipas autoriteteve, 58-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e kishte dënuar më 27 qershor 2013 me 14 vite burg për veprat penale të “vrasjes me dashje” dhe “prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Ngjarja për të cilën ai u dënua daton në vitin 1999, kur gjatë një konflikti me tre persona dyshohet se hapi zjarr ndaj tyre. Si pasojë, njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa dy familjarë të viktimës mbetën të plagosur. Pas ngjarjes, A.K. u largua nga Shqipëria dhe u strehua në Greqi, ku u lokalizua dhe u vu në pranga nga autoritetet vendase.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim në Greqi, ndërsa kanë nisur procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, me qëllim ekzekutimin e dënimit të dhënë nga drejtësia shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.