Arrestohet një 42-vjeçar në Rinas, tentoi të trafikonte armë zjarri drejt Mbretërisë së Bashkuar

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në aeroportin e Rinasit. Sipas informacioneve paraprake, ai dyshohet të ketë tentuar të trafikojë një armë zjarri nga vendi ynë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar.
Strukturat e sigurisë së aeroportit në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare bënë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit me iniciale S.K, gjatë kontrollit të bagazheve të pasagjerëve.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit me skaner të bagazhit u zbulua një pistoletë së bashku me municion luftarak. Arma u sekuestrua si provë materiale, ndërsa dyshohet se do të trafikohej jashtë. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, ku 42-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në Ulëz jashtë kontrollit/ Digjen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Aksident i rëndë në Shkodër, humb jetën 17-vjeçari

Bllokohen pagat e gjyqtarëve e prokurorëve/ Kërcënohet me gjyq e padi penale Ministria e Financave

Plani i fshehtë për të shpëtuar pushtetin, Gjokutaj: Mes dyshes Rama-Veliaj nuk ekziston asnjë luftë

Bardhi thirrje Gjykatës Kushtetuese: Shqyrtoni urgjentisht “Paketën e Maleve”

Dorëheqja e ministres Sala/ Gazetari Stafa: E paramenduar. Korrupsioni në shëndetësi kapilar

Zjarri del tërësisht jashtë kontrollit në Ulëz/ Shkrumbohen banesa dhe...

10 vite pa efektivin e FNSH-së! Kolegë e familjarë përkujtojnë Ardian Kodrën që u vra nga Qosja, djali i tij rrëqeth me dedikimin: Vajza ...





