AKTUALITET

Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e shtëpive me qira ditore

Piranjat Përditësimi i fundit 16 August 2026, 08:40

Arrijnë në 50 milionë euro fitimet nga dhënia e

Kthimi i Shqipërisë në një destinacion turistik hapi një mundësi të re biznesi për shumë qytetarë, të cilët nisën t’i jepnin banesat me qira ditore, sidomos në Tiranë dhe në bregdet. Për disa vite, tregu u zgjerua me shpejtësi, i nxitur nga rritja e turistëve dhe pritshmëritë për fitime të larta.

Tani po shfaqen shenjat e para të maturimit. Shtimi i ofertës ka rritur konkurrencën dhe ka mbajtur kthimet e ulëta. Në kahun tjetër, pakësimi i banesave për qira afatgjatë i ka shtrenjtuar këto të fundit, duke i bërë sërish më tërheqëse për pronarët. Rënia e Euros është një tjetër faktor që e ka bërë më pak interesante qiradhënien ditore.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, të bëra të disponueshme për “Monitor”, bëjnë të ditur se në të gjithë vendin, mesatarisht për 6-mujorin e parë 2026, jepeshin me qira 27.7 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, kryesisht Airbnb, nga 26.6 mijë për gjithë vitin 2025 dhe rreth 25 mijë për 6- mujorin e parë 2025 dhe 18 mijë për 6-mujorin e parë 2024.

Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur apartamentet e listuara me qira ditore u rritën me shpejtësi, me rreth 6-7 mijë njësi që shtoheshin në vit, në muajt e parë të 2026-s po vihen re shenja të qarta ngadalësimi, me vetëm 1.1 mijë njësi më shumë.

Për krahasim, në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

Shifra prej 27.7 mijë njësish që jepen me qira ditore përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo rreth 6% të apartamenteve në pallate (432 mijë). 

Të ardhurat që gjenerohen nga net-qëndrimet e shtetasve të tretë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të huaj, mbeten një burim i mirë për shtetasit shqiptarë, individë, apo biznese që menaxhojnë disa njësi.

Sipas të dhënave nga AirDNA, në 6 muajt e parë të vitit 2026 nga qiradhënia në Shqipëri u gjeneruan gjithsej 48.8 milionë euro, me rritje 14.4% me bazë vjetore.

Ritmet e rritjes janë ngadalësuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur zgjerimi ishte 33.4%.

Me çmimet ditore të qirave që janë më të lira sesa të hoteleve dhe numrit më të lartë të personave që mund të qëndrojnë në një apartament, kërkesa për këto njësi akomoduese mbetet e lartë. 

Sipas muajve, janari deri në prill rezultojnë se kanë qenë të dobët, të ndikuar dhe nga moti i paqëndrueshëm i ftohtë dhe me reshje.

Rikuperimi ka filluar në prill, ndërsa në qershor, arkëtimet nga qiraja ditore arritën në 18.7 milionë euro, me rritje 29% nga qershori 2025, i ndikuar nga kërkesa e lartë për net-qëndrime në Vlorë. 

Në qershor 2026, në të gjithë vendin u dhanë me qira përmes Airbnb rreth 31.7 mijë njësi banimi, nga 25.7 mijë në janar. Paralelisht me zgjerimin e ofertës, u rrit edhe përdorimi i saj: në janar, njësitë ishin të zëna mesatarisht në 47% të periudhës, ndërsa në qershor, norma e zënies arriti në 59%, sipas AirDNA.

Vitet e fundit është krijuar gradualisht një nëntreg i mirëfilltë “hotelerie” jashtë strukturave klasike, i orientuar kryesisht drejt familjeve dhe të rinjve me buxhet më të kufizuar.

Ky model përputhet edhe me profilin e një pjese të madhe të turistëve që tërheq Shqipëria, të cilët kërkojnë alternativa më ekonomike, fleksibël dhe të përshtatshme për qëndrime në grup, ose për periudha më të gjata.

Ky treg u zgjerua aq shumë sa ndikoi zinxhir dhe në sektorë të tjerë, sidomos në atë të aktiviteteve për rregullimin e apartamenteve, si hidrosanitaret, apo mobiliet, sipas deklarimeve nga operatorët përkatës.

Pronarët investuan në njësitë që jepen me qira, që përgjithësisht janë të mirë modeluara, si për dizajn ashtu dhe për pajisje.

Net-qëndrimet arrijnë rekord në qershor

Kërkesa për net-qëndrime në strukturat e Airbnb nisi më dobët në muajt e parë të vitit, e ndikuar edhe nga kushtet e pafavorshme të motit, që frenuan lëvizjet turistike dhe rezervimet. Gjallërimi u bë më i dukshëm në maj dhe u përshpejtua ndjeshëm në qershor.

Në qershor 2026, kërkesa arriti në rreth 284 mijë net-qëndrime, niveli më i lartë për këtë muaj, me një rritje prej 23% krahasuar me qershorin e vitit 2025.

Kjo ecuri konfirmon hyrjen në sezonin e pikut, pasi zakonisht kërkesa për akomodim afatshkurtër rritet fort nga qershori dhe arrin nivelet më të larta gjatë periudhës qershor-shtator, e ndikuar nga zonat bregdetare, ku rolin kryesor e mban Jugu me Vlorën dhe Sarandën.

Çmimi ditor i qirave bie në janar-mars, rritet në qershor

Të dhënat e AirDNA tregojnë se çmimi mesatar ditor për një njësi banimi me qira afatshkurtër në Shqipëri u luhat nga 39.4 euro në janar në 65.8 euro në qershor.

Në muajt e parë të vitit, tarifat qëndruan në nivele të ulëta, duke zbritur edhe në 38 euro në shkurt, ndërsa në mars u rikthyen lehtë në 40.6 euro. Me nisjen e sezonit turistik, çmimet filluan të rriteshin: në prill arritën në 44.7 euro, në maj në 51.6 euro dhe në qershor, në 65.8 euro.

Ecuria e viteve të mëparshme tregon se çmimet arrijnë zakonisht kulmin në korrik dhe gusht, kur kërkesa turistike është më e lartë, duke kulmuar në 70-74 euro mesatarisht dhe më pas bien gradualisht nga shtatori deri në fund të vitit.

Ndryshe nga tregje të tjera europiane, tarifat ditore në Shqipëri nuk kanë shënuar rritje të fortë gjatë viteve të fundit. Shtimi i shpejtë i apartamenteve të listuara ka rritur konkurrencën mes pronarëve dhe ka kufizuar mundësinë për rritje të mëtejshme të çmimeve.

Sipas të dhënave nga AirDNA, çmimi mesatar i qirasë për 6-mujorin 2026 ishte 46.7 euro, në të njëjtat nivele si në 2025-n, i ndikuar nga ecuria e dobët në tre muajt e parë të vitit.

Të ardhurat reale mujore rriten lehtë në euro, por i zhvlerëson kursi

Vitet e fundit, pronarë banesash dhe individë të tjerë iu bashkuan trendit, duke rritur ndjeshëm numrin e apartamenteve të ofruara për qira afatshkurtër, të nxitur nga bindja se kjo formë qiradhënieje garanton fitime të lehta dhe të shpejta.

Një apartament mund ta japësh me qira ditore nga 40 – 80 euro, por jo i gjithë muaji është i zënë, sidomos në pjesën e parë të vitit. Për 6- mujorin e parë 2026, sipas statistikave të AirDNA, norma e zënies varion nga 47.2% në janar, në 59% në qershor.

Mesatarisht norma e zënies ditore ishte 53.7% në janar – qershor 2026, nga 53.2% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo do të thotë se në një muaj, shtëpia është e zënë për 15 – 16 ditë, përveç muajve të verës, kur mund ta japësh edhe për më shumë se 20 ditë.

Treguesi RevPAR (të ardhura për qiranë e disponueshme), – i cili tregon të ardhurën reale ditore bazuar në arkëtimin e një muaji dhe që jep një ide më të qartë të shëndetit të tregut sesa shifrat e larta të të ardhurave totale, – në janar-qershor 2026 luhatej në 25.3 euro, nga 24.9 euro të njëjtën periudhë të një viti më parë. Treguesi ka shënuar përmirësim të lehtë, që është ndikuar kryesisht nga ecuria e mirë e qershorit.

Niveli më i ulët është në janar, me 18.6 euro në ditë, për t’u rritur gradualisht, me qershorin që jepte një fitim mesatar ditor prej gati 39 eurosh.

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri për 6-mujorin e parë 2026 ishte 760 euro në muaj.

Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. Fitimi mujor luhatej nga 56 euro në janar, në 76 euro në qershor.

Një tjetër faktor që ndikon është euro. Mesatarisht, 1 euro po këmbehet me më pak se 94 lekë, nga rreth 100 lekë një vit më parë, duke zhvlerësuar tërësisht përfitimin nga rritja e lehtë e çmimeve.

Kthimi nga qiradhënia ditore

Me një mesatare të thjeshtë, e ardhura mujore nga qiradhënia ditore në Shqipëri për 6–mujorin e parë 2026 ishte 760 euro në muaj. Kjo është një e ardhur bruto, pasi duhet të hiqen shpenzimet si pastrimi, energjia, amortizimi, kosto të tjera të riparimit e zëvendësimit të pajisjeve, etj., që mund të arrijnë nga 100 deri në 200 euro në muaj. Fitimi mujor luhatej nga 56 euro në janar, në 760 euro në qershor. 

Në praktikë, ky model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer në një aktivitet të mirëfilltë biznesi, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht.

Shkalla më e madhe e aktivitetit u mundëson të shpërndajnë kostot e pastrimit, mirëmbajtjes, administrimit dhe marketingut në më shumë njësi, duke rritur eficiencën dhe fitimin për pronë.

Më të favorizuar janë edhe pronarët që i kanë banesat në pronësi dhe nuk paguajnë këste kredie apo qira mujore. Për ta, edhe në muajt me kërkesë më të dobët, kostot fikse mbeten më të ulëta dhe aktiviteti mund të jetë më i leverdishëm.

Në të kundërt, për ata që blejnë një apartament posaçërisht për ta dhënë me qira ditore, kthimi bëhet më i pasigurt. Çmimi i lartë i blerjes, interesat e kredisë, periudhat kur prona mbetet bosh dhe konkurrenca e madhe mund ta zgjasin ndjeshëm kohën e rikuperimit të investimit.

Model i qiradhënies afatshkurtër funksionon më mirë për ata që e kanë kthyer në një aktivitet të mirëfilltë biznesi, duke menaxhuar disa apartamente njëkohësisht. Shkalla më e madhe e aktivitetit u mundëson të shpërndajnë kostot e pastrimit, mirëmbajtjes, administrimit dhe marketingut në më shumë njësi, duke rritur eficiencën dhe fitimin për pronë.

Më të favorizuar janë edhe pronarët që i kanë banesat në pronësi dhe nuk paguajnë këste kredie apo qira mujore. Për ta, edhe në muajt me kërkesë më të dobët, kostot fikse mbeten më të ulëta dhe aktiviteti mund të jetë më i leverdishëm.

Në të kundërt, për ata që blejnë një apartament posaçërisht për ta dhënë me qira ditore, kthimi bëhet më i pasigurt. Çmimi i lartë i blerjes, interesat e kredisë, periudhat kur prona mbetet bosh dhe konkurrenca e madhe mund ta zgjasin ndjeshëm kohën e rikuperimit të investimit./Monitor

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 15 August22:56

Trafik i rënduar në Berat

Drejtuesit e automjeteve në Berat janë duke u përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?