Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
SOCIALE

ARRSH lë 15 vite pa investime rrugën e vjetër Tiranë-Kukës! Shemben parmakët e urës, banorët: Makinat rrezikojnë të bien në greminë

P
Piranjat 3 December 2025, 16:52 · 1 min lexim
ARRSH lë 15 vite pa investime rrugën e vjetër

Rruga e vjetër që dikur lidhte Tiranën me Kukësin e më tej me Kosovën, sot është në gjendje te degraduar. Me ndërtimin e Rrugës së Kombit, 15 vite me pare, ky aks humbi funksionin kryesor por megjithatë mbetet jetik për dhjetëra banorë të fshatrave; Qafë-Mali, Fierzë, Shënmëri, Kalimash e Malzi.

Gropa te shumta, rrëshqitje dherash e dëmtime strukturore shihen ne gjithe gjatesine e saj prej 70 km nga Kukesi deri ne Fushe-Arrez. Problemi më shqetësues mbetet ura kryesore ne Malzi, me gjatësi rreth 37 metra, e cila paraqet dëmtime serioze strukturore ne mbrojteset anesore.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi degradimi i rrugës jo vetëm vështirëson levizjen por rrit rrezikun për aksidente. Mirëmbajtja e këtij segmenti kryhet nga kompania “Geci” e ndertuesit Rame Geci, e cila sipas kontratës, duhet te beje pastrimin nga bora e dherat.

Ndërkohë, për dëmtimet në ura, kompania thote se ka kerkuar fonde shtese nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Po ne te njejten zone eshte rruga rurale, 1 km që lidh fshatin Kryemadh me njësinë administrative Malzi e cila eshte e paasfaltuar. Per shkak te gropave ne dimer behet e pakalueshme duke lene ne izolim banoret.

Mungesa e infrastruktures eshte nje tregues i qarte i shpopullimit të kësaj zone.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.