Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Arta Dade mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!

P
Piranjat19 June 2026, 15:31 · 2 min lexim
Arta Dade mesazh të koduar Ramës: Përvishju gjermanishtes, do

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar për Vox News pasi u identifikua nga mediat mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Ai i quan këta personazhe "tam-tamexhinj" dhe se me tubimet e tyre, "kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura".

E pyetur se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade, e cila edhe pse është tërhequr nga politika aktive, vijon të mbetet një nga zërat më të respektuar brenda së majtës shqiptare, nuk i kurseu kritikat dhe “këshillat” ndaj tij.

"Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t'i sugjeroja për momentin t'i përvishet gjermanishtes, se do t'i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike...", është shprehur Dade.

Ish-ministrja nuk na e shpjegon më tej komentin e saj, por fraza “do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës” duket se ka një nëntekst politik.

A është kjo një ironi për raportet e Ramës me partnerët europianë? Apo një mesazh i koduar, në lidhje me zhvillime të ardhshme që mund ta vendosin kryeministrin përballë institucioneve, apo qarqeve ku gjuha gjermane ka peshë?

Për vite me radhë, Arta Dade ka qenë ndër personalitetet më të rëndësishme të Partisë Socialiste, ish-ministre e Jashtme, deputete me disa mandate dhe një nga figurat që edhe kundërshtarët politikë e kanë konsideruar si më dinjitozet e politikës shqiptare.

Pak ditë më parë, Dade refuzoi ftesën për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga PS për 35-vjetorin e krijimit të saj, duke shprehur rezervat ndaj mënyrës se si po drejtohet partia./Vox News

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.