AKTUALITET

Artan Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin, median dhe milionat!

Piranjat Përditësimi i fundit 14 May 2026, 10:21

Artan Hoxha: AKSHI, ‘qeveria paralele’ që kontrollonte shtetin,

Gazetari Artan Hoxha, e cilësoi AKSHI-n si “qeveria paralele e Shqipërisë”, duke argumentuar se publiku nuk e ka kuptuar kurrë peshën reale të këtij institucioni në kontrollin e sistemeve strategjike të shtetit dhe në ndikimin mbi sigurinë kombëtare.

I ftuar në SYRI TV, Hoxha është shprehur se përmes fuqisë financiare dhe ndikimit në media, AKSHI ndërtoi një imazh të paprekshëm, ndërsa në prapaskenë operonte si një instrument për kontroll politik, ekonomik dhe mediatik.

Hoxha shkoi më tej, duke e cilësuar AKSHI-n si “formën më industriale” të përdorur nga pushteti për të vjedhur taksat e shqiptarëve dhe për të ndërtuar një simbiozë të paprecedentë mes shtetit dhe botës së krimit.

Hoxha: Për fat të keq, publiku jonë nuk e ka kuptuar njëherë çfarë ishte AKSHI. Çfarë, çfarë kishte në dorë AKSHI? Çfarë dëmi u ka bërë AKSHI? Nuk e ka kuptuar dot. Me të gjithë atë makinerinë e rëndë që ka pushteti të propagandës, e ka çorientuar publikun dhe ja ka bërë sikur ato gjëra që ndodhën te AKSHI ishin gjërat më normale të mundshme. Ndërkohë, aty ishte qeveria paralele e Shqipërisë. Dhe AKSHI mbi të gjitha, mbi të gjitha, pra ishte një institucion që ka të bëjë direkt me sigurinë kombëtare. Kjo është anashkaluar në mënyrë, ashiqartë.

Sepse, si e ka bërë qeveria këtë gjë? Duke kontrolluar median. Dhe mbi të gjitha, të përmendje AKSH-in gjatë këtyre kohëve, unë mbaj mend që i shikoja ata moderatorët shtrëngoheshin, di që ta thoshin emrin përpara që shiko se AKSHI se… Marketingu që ka bërë AKSHI në, në media dhe shumat që ajo shpërndante ka qenë vërtetë e frikshme, prandaj AKSHI ishte diçka e paprekshme. Dhe kjo e bëri AKSHI të pakonceptueshëm për qytetarët. Sepse ne nuk ja u shpjegonim. Dhe pastaj të vinte pyetja që bën ti sot.

AKSHI, si të them, do ta kalonim si ajo që thotë Dumani, krim me intelektual. Po nuk është krim me intelektual. Ata e kanë në akuzën grup i strukturuar, po në fakt ata duhet ta kenë organizatë kriminale, që është një nivel më i lartë. Po këto organizatat kriminale vetëm unë jam me atë akuzë, sikur jam më i rëndësishëm se të gjithë ata. AKSHI është mënyra, si të them unë është kampioni i sonduar i mënyrës se si operon ky pushtet. Pra, ka përdorur një institucion siç është AKSHI, me idenë që kemi një institucion inovativ, ne është një arritje më e madhe e qeverisë, propaganda që është bërë në mediat ndërkombëtare.

Dhe në fakt, AKSHI në vetvete është ai livadhi i famshëm që pamë ne atje  në Xhafzotaj, ku ishte livadhi atje, dhe janë ato aktet me rrëmbim biznesmenëve aty, i çonin deri andej nga Greceni, bënin një xhiro. Pastaj janë ato zyrat aty te Blloku, e zyra andej nga Eco Resorti, andej nga ku ka njësia administrative Petrelë. Është ai qilari verave që ne po i pamë vetëm kështu si një video, pastaj na u zhduk, na i morën gjithë natën. Dhe në vetvete, asnjëherë nuk i mbajti mend asaj vere. Po sepse ato etiketat për të drejtë lidhnin atë që thoshte Ben Ahmetaj.

Dhe unë e besoj Ben Ahmetajn se e di që ai është njohës i mirë i verave. Prandaj e besoja, kur ai thoshte që është pikërisht kjo lloj vere, Po. specifik ishte, specifik. Specifikisht. Atëherë do të thotë që ai s’e kishte me të dëgjuar atë. I kishte qenë dhe ne e besonim sepse ishte një njeri nga brenda sistemit, pra nuk ishte një njeri që po fliste nga jashtë. Pra, në përgjithësi, AKSHI për mua dhe ata që janë të përfshirë te AKSHI, sidomos ai që është identifikuar si koordinatori i krimit. Njerëzit nuk e kanë të qartë çfarë do të thotë koordinatori i krimit.  I parakohshëm dhe me me pasoja me thënë të drejtën se ky koordinator i fundit edhe ne e nënvlerësuam, dukej shumë i edukuar si, edhe si personazh se dy koordinatorët e tjerë para tij kishin një staturë tjetër.

Ky dukej që ishte çikë më i butë. Pastaj ne përmasat e vërteta të tij i pamë kur pamë videot atje, aq sa kemi parë, imagjino të dalin gjithë videot atje se të shohësh prokurorët, gjyqtarët, do kalojmë në një nivel tjetër, po këta reforma. Pra, AKSHI është për mua, sot, forma më industriale që ka përdorur ky pushtet për të vjedhur taksat e shqiptarëve, për të ndikuar dhe për të sabotuar komplet sistemin dhe sidomos median.

Dhe nga krahu tjetër, AKSHI është përdorur edhe për të krijuar një simbiozë si në asnjë fushë tjetër me botën e nëndheshme dhe krimin e organizuar. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?