Artan Hoxha kritikon financimin e Kanye West: Shqipëria turpërohet nga zjarret, jo nga koncerti

Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar vendimin e qeverisë për financimin e mijëra biletave për koncertin e Kanye West në Tiranë. Hoxha tha se në kulmin e protestave kundër qeverisë, vendimi për të firmosur financimin e 40 mijë biletave, me një vlerë prej rreth 4 milionë eurosh, është një zgjedhje që ka shkaktuar reagim të fortë publik. Sipas gazetarit, qeveria po justifikon shpenzimin e parave publike me argumentin e imazhit ndërkombëtar, ndërsa sipas tij bëhet fjalë për një aktivitet privat. Hoxha solli edhe shembuj të tjerë ku, sipas tij, paratë publike përdoren për të mbuluar dështime organizative.
‘Në kulmin e protestës, të vesh të firmosësh është një vendim si ky që bëri Rama, për të financuar 40 mijë bileta, se aq janë, fiks 40 mijë bileta. Pra, të çosh 4 milionë euro. Kur flota e zjarrfikëseve këtu ulërin, thotë jemi keq, u bë qameti, dhe ti thua, këtu turpërohet Shqipëria!
Shqipëria turpërohet kur zjarrfikësi shkon me shkurre nëpër duar për të fikur zjarrin. Aty turpërohet Shqipëria. Nuk turpërohet Shqipëria a bën koncert ai apo jo. Humbet Shqipëria aty, e kupton? Humbet Shqipëria aty! Ai po flet vetëm për imazhin. Dhe çfarë bën? Në këtë moment, ai vete e firmos, pra edhe pse është në këtë situatë, edhe pse i ka vajtur laku në fyt, ai prapë vete e firmos atje. ‘E firmosa në minutën e fundit,’ thotë, ‘për të shpëtuar imazhin e Shqipërisë.’ Çfarë imazhi shpëton ti, po çpunë ke ti me një koncert privat?!
Po të them kot, u doli ai Malindi, dhe do të dalë ai se i ka llogaritur t’i vijnë 10 mijë veta atje në Skrapar, nuk kanë ardhur 10 mijë, kanë ardhur 3 mijë. Do t’i sponsorizojë bashkia 7 mijë biletat e tjera! Bile po t’ia japësh, se Dulja do i lërë në Shqipëri, do vejë të bëjë me mekamin në Malind, aty do t’i lërë. po i tretë ato para, po i çon askund. Po krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Njerëzit prandaj janë në protestë, ai në kulmin e protestës vete i fut dhe këtë gjënë atje përsipër dhe pastaj thotë pse reagojnë njerëzit. Njerëzit, çdo gjë që identifikohet si mbështetës i Edi Ramës në këtë moment, si njeri që ka përfituar nga Edi Rama, është targetuar, të gjithë andej domethënë.
Toka ku po bëhet koncerti, se i njoh pronarët e tokës. E di çfarë u kanë bërë atyre pronarëve? Ja u kanë marrë me çmim skandaloz dhe kanë thënë që këtu do ndërtohet një kompani izraelite.
Për këtë u është marrë. Dhe ndërkohë papritmas ajo u sheshua dhe u thanë do bëjmë një stadium. Pra edhe këtu, njësoj si në gjithë vendet e tjera të Shqipërisë, pronarëve të tokës u është grabitur toka. Dhe pronari i tokës tani i thonë: ‘Hajde bli edhe biletën ti të shohësh koncert.’, u shpreh gazetari Artan Hoxha në SYRI TV.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqipëria destinacion turistik, por me çfarë kostoje?

Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria dërgon për gjykim 5 persona

“Hetoni patronazhistët që kërcënojnë, jo qytetarët”/ Protestuesi-Ramës: Balluku e akuzuar për korrupsion! Jeni turpi i Shqipërisë...

Fondi i rezervës për Kanye West, “Shqipëria Bëhet” kërkesë Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit

Aksidenti i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, dy të plagosur

Kreu i AMP Vlorë dhe zyrtarët ngacmuan seksualisht turistet, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Hektarë të tërë me shalqinj pa shitur, fermeri nga Divjaka publikon pamjet: Qeveria vetëm propagandë me fermerët

Protesta e 40-të para Kryeministrisë, i riu: Ka vdekur frika tek ne dhe kështu do jetë deri në fund





