Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Artan Hoxha zbulon lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

P
Piranjat 2 April 2026, 22:23 · 3 min lexim
Artan Hoxha zbulon lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e

Gazetari Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se grupet iraniane të trafikut të drogës kanë krijuar ndër vite lidhje të forta me disa grupe kriminale shqiptare, përfshirë ato të Shijakut dhe Tiranës.

I ftuar në emisionin, Opinion, Hoxha ka deklaruar se, njësia Kuds e Gardës Revolucionare Iraniane ka operuar në Shqipëri duke përdorur lidhjet kulturore dhe ato kriminale për të krijuar terren në favor të saj.

“Në Shqipëri kanë ndodhur akte konkrete, të cilat shërbimet e spiunazhit, dhe shërbimet e Gardës Revolucionare janë përpjekur që të krijojnë në Shqipëri situata në favor të tyre.”, tha ai.

Një nga anëtarët e njësisë, i kapur në Shqipëri që në 2011, ishte një figurë kyçe që lidhte trafikun e heroinës me aktivitetet kriminale shqiptare dhe interesat e shërbimeve sekrete iraniane.

“Kishte në krye të saj një pjesëtar të njësisë Kuds të Gardës Revolucionare në Iran dhe në Shqipëri kishte operuar në një mënyrë shumë të çuditshme, duke përdorur edhe këto lidhjet kulturore, por edhe lidhjet e trafikut të heroinës. Dhe njëri nga pjesëtarët e kësaj njësie ishte kapur në Shqipëri që në 2011, dhe kishte lidhje shumë të forta me grupet e Shijakut, me grupet e Tiranës.”, tha Hoxha, duke shtuar se personi në fjalë, duke qenë person shumë i rëndësishëm në lidhjet e trafikut,  kishte krijuar terren me njësinë Kuds.

“Irani dihet që është një nga degët më të rëndësishme të trafikut të heroinës. Dhe ata duke e përdorur këtë degëzim, u futën në Shqipëri dhe kishin shumë lidhje të forta. Ky person, ne kur e ripamë, sepse ai u largua, kur u zbulua celula e Kudsit, ishte një nga personazhet ë rëndësishme që miksonte botën e krimit shqiptar, me interesat e shërbimit sekret iranian.”, tha Hoxha.

Ai shtoi se paralajmërimi i djeshëm i Ambasadës Amerikane për sulme në Shqipëri nga Irani, “nuk është thjesht një paralajmërim rutinë”.

Gazetari shtoi se Shqipëria ka vënë në alarm strukturat e antiterrorit, duke përfshirë Policinë dhe Shërbimin Informativ, dhe ka analizuar listat e personave që mund të kenë lidhje me interesat iraniane.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.