Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë
AKTUALITET

Asgjësohen 1121 bimë Cannabis Sativa, në pranga dy persona

P
Piranjat 2 August 2026, 10:12 · 2 min lexim
Asgjësohen 1121 bimë Cannabis Sativa, në pranga dy persona

Policia e Dibrës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Deja”, pas kontrolleve intensive nga toka dhe monitorimit me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, janë konstatuar 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Për kultivimin e tyre, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë dhe arrestuar dy persona: A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Operacioni u zhvillua mbi bazën e informacioneve të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Komisariatit të Policisë Mat dhe Komisariatit të Policisë Kamëz.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Policia u ka bërë apel qytetarëve, veçanërisht banorëve të zonave rurale, që të denoncojnë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike, duke theksuar se bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm për parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.