AKTUALITET

"Ashtu ma dha truri"!/ Goditi me tullë policen duke e lënë pa ndjenja, Vehap Tota: Nuk kisha pirë hashash

Nga Elton Qyno Përditësimi i fundit 25 August 2026, 14:38

"Ashtu ma dha truri"!/ Goditi me tullë policen duke e

Vehap Tota, një 25-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia dhe më pas lënë në burg nga gjykata e Tiranës, pasi 4 ditë më parë, në 21 Gusht 2026, ka goditur me një tullë në shpatull punonjësen e policisë me inicialet M.D, të cilën e ka lënë pa ndjenja në oborin e shtëpisë së tij.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se në në momentin e arrestimit Vehap Tota, ka pranuar autorësinë e krimit duke treguar se:

“...është e vërtetë se unë kam qëlluar policen me tullë nga pas. Kjo ngaqë nuk kishte pirë hashash dhe isha mërzitur dhe nuk kam pasur lekë. Ashtu ma dha truri dhe ashtu bëra, kjo ka qënë arsyeja. Unë kam marrë një tullë dhe më pas e kam qëlluar policen nga pas. Po ashtu i kam kundështuar policët, pasi kam qënë i mërzitur nuk kisha pirë hashash dje dhe kam qënë shumë i tensionuar dhe inatin, jua kam nxjerrë policëve. Unë tashmë jam penduar, por më kot pasi është vonë. Më pas policët më kanë shoqëruar normal në komisariat...”

Ngjarja e rëndë është rregjistruar, kur një patrullë e komisariatit Nr.5, kishte shkuar në banesë me qëllim shoqërimin e bashkëjetueses së Vehap Totës, shtetasen Audeta Tahiri, pasi kjo e fundit është dyshuar nga policia kriminale se ishte autore e djegies së makinës së shtetasit L.Hoti, i cili është komshi me të arrestuarin Vehap Tota.

Në orën 18:00, dy punonjës të patrullës policore M.D dhe A.P kanë marrë detyrë nga komandanti i turnit N.C, për të shkuar në rrugën "Paqësori" në Frutikulturë Kamëz, për të kryer shoqërimin e Audeta Tahiri, pasi dyshohej si e përfshirë në djegien e një makine.

Në momentin që kanë shkuar në banesën e 25-vjeçarit, Vehap Tota, i cili është bashkëjetuesi i saj, Ai u ka thënë se: “...nuk është vajza që kërkoni...”.

Por gjatë kontrollit të banesës nga policia ajo u gjend brenda shtëpisë dhe në këtë situatë policia e ndaloi për ta shoqëruar në komisariat si të dyshuar në djegin e makinës së L. Hotit,ngjarje kjo që ka ndodhur në Kamëz në datën 18 Gusht 2026.

Mirëpo, kur policët e kanë konstatuar në banesë këtë shtetase, për të cilën vetë Vehap Tota, e kishte deklaruar një ditë më parë në polici, se Audeta Tahiri, e kishte djegur mjetin e komshiut të tij,ai ka filluar të kundërshtojë forcat e policisë duke i qëlluar me gurrë dhe tulla.

Njëra nga tullat që hodhi Vehapi, e ka goditur punonjësen e policisë M.D, në pjesën e kurrizit duke e rrëzuar për tokë dhe ajo ka mbetur pa ndjenja.

Dy kolegët e saj, kanë marrë menjëherë masat duke e shoqëruar për në qendrën spitalore në Kamëz, ku ata e dërguan urgjent me ambulancë në spitalin e Traumës dhe njëkohësisht shoqëruan dhe Audeta Tahiri në komisariat në lidhje me ngjarjen, ku ajo ishte e dyshuar.

Punonjësja e policia nga goditja ka marë një dëmtim në pjesën e shpatullës së djathtë. Ndërsa disa orë më pas, është arritur të arrestohet dhe Vehap Tota, ndaj të cilit tashmë është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?