AKTUALITET
Autobusët në Tiranë rikthehen me kapacitet të plotë, qeveria subvencion tre mujor për naftën

Autobusët në Tiranë do të rikthehen me kapacitet të plotë.
Gjatë takimit me institucionet përkatëse, Shoqatat e Transportit kanë rënë dakord me kushtet e qeverisë.
Qeveria do të japë subvencion 3-mujor për naftën dhe kështu urbanët do të kthehen në punë me flotën e plotë.
Në 1 shtator, rritja e çmimit të naftës vuri në vështirësi transportin publik.
Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban paralajmëruan se do e reduktonin me 20-30 përqind të flotës së tyre të autobusëve në qarkullim.
Kjo, pasi nuk përballonin dot kostot, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
“Inspektorët me kamera inteligjente në trup”, Rama: Nuk ka më kontrolle pa paralajmërim te biznesi

Zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe barishte në Korçë, ndërhyjnë zjarrfikëset

Aksident i frikshëm në Berat! Furgoni merr para çiftin e të moshuarve që po priste në trotuar të hapej semafori

Jep dorëheqjen nga detyra ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

Po instalonte linjën e internetit, bie nga shtylla punëtori në Tiranë





