Eksperti i sigurisë Gert Metani, ka analizuar atentatin që tronditi dje opinionin publik, ku u vranë në Lezhë çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.
I ftuar në A2CNN, Metani ka deklaruar se kemi të bëjmë me një ngjarje të planifikuar dhe të mirëmenduar, që ka lënë jetim 4 fëmijë.
“Ngjarja është e rëndë, sepse është e gjithë familja, jo një person i vetëm. Duke qenë se është e përfshirë edhe bashkëshortja, këto ngjarje edhe nga organizatat më mafioze të mundshme, gjithmonë janë tentuar të ndahen, të goditet objektivi por të falen familjarët, fëmijët, bashkëshortja, prindërit, etj.
Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha, është goditur si familje duke lënë jetimë katër fëmijë. Është ngjarje e planifikuar, e mirëmenduar, futet te vrasja me paramendim dhe te grupi i strukturuar, pasi shohim që mund të jenë mbi dy mjete, apo disa autorë që kanë marrë pjesë. Grupi hetimor në Lezhë besoj që po bëjnë hetimet e tyre dhe do t’i çojnë përpara qoftë me pamjet filmike. Si ngjarje merr përmasa të rënda dhe e trondit opinionin publik dhe përmasën e sigurisë”, tha Metani.
Sipas tij, vrasësit mund të kenë qenë profesionistë. Megjithatë ai nuk e përjashton që të kemi të bëjmë edhe me amatorë që kanë shtënë me breshëri, duke vrarë edhe bashkëshorten e objektivit. Sipas Metanit arsye të krimit të dyfishtë mund të jenë motive si larje hesapesh, apo gjakmarrje.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 April09:36
Dha kontribut të çmuar në fushën e saj, ndahet nga jeta mjekja e njohur në vendin tonë
Bota e mjekësisë në vendin tonë është në zi, pasi Urdhri i Mjekut Veterinar ka dhënë lajmin e trishtë të ...
AKTUALITET
27 April09:26
Nis sot gjyqi ndaj Metës, ish-presidenti kërkon që seancat të transmetohen live
Ditën e sotme nis Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion gjyqi në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Seanca është parashikuar p&e...
AKTUALITET
27 April08:30
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë.
Ndërkoh&eum...
AKTUALITET
27 April08:07
Bujqësia në “koma”, importet e ushqimeve rriten me 19% në 3-mujorin e parë
Shporta e konsumit po rrit nga viti në vit varësinë ndaj importeve duke ekspozuar vendin më shumë ndaj krizave të jashtme. T&eum...
AKTUALITET
27 April07:37
Raporti vjetor/ Klodjan Braho do të raportojë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, do të jetë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar mbi raportin vje...
AKTUALITET
27 April07:21
Konsumi i naftës në kufijtë e Maqedonisë së Veriut trefishohet, 200 mijë litra në ditë blihen nga shqiptarët
Pikat kufitare të karburantit në Maqedoninë e Veriut kanë parë së fundmi një trefishim të shitjeve të karburantit, ...
AKTUALITET
27 April07:15
Rriten temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mo...
AKTUALITET
26 April22:57
Dinamika e atentatit në Lezhë, gazetari: Çifti u fut në kurth nga dy...
Gazetari, Igli Çelmeta, ka treguar skemën e atentatit të së dielës në Lezhë, ku mbetën të vrarë në ma...
AKTUALITET
26 April22:31
Raporti vjetor i SPAK, Klodjan Braho raporton nesër para Këshillit të lartë të Prokurorisë
Kreu i SPAK, Klodjan Braho do të dalë të hënën para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të rapor...