Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

Avokati Altin Goxhaj rrëfen tmerrin: Policët na rrëmbyen dhe na bënë duart plagë

P
Piranjat17 April 2026, 09:58 · 5 min lexim
Avokati Altin Goxhaj rrëfen tmerrin: Policët na rrëmbyen dhe na

Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në kryeqytet, ku pretendon se është ndaluar dhe dhunuar nga efektivë policie pa shenja identifikimi.

Në ‘Kafe Shqeto’, në SYRI TV, Goxhaj rrëfeu se ngjarja të cilin ai e cilësoi si “rrëmbim”, ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ndërsa ata po udhëtonin me taksi për të marrë pjesë në një podkast. Sipas avokatit, gjithçka nisi kur një makinë policie u bllokoi rrugën pa asnjë arsye.

Altin Goxhaj: Ishim protagonistët e një ngjarjeje që në një kuptim është shumë e rëndë dhe në një kuptim tjetër është edhe qesharake. Është e rëndë për faktin se një avokat mbetet nga policë pa numra, duke i bërë plagë duarsh, siç i kam çuar dhe fotot, duke më shtrënguar fillimisht me dhunë prangat që të më dhimbte mua dhe ngaqë do më dhimbte mua do pushoja unë. E ke parasysh ti çfarë idiotësh janë? Por është e rëndë, është edhe qesharake njëkohësisht se ku ka rënë Policia e Shtetit dhe në çfarë bataku mashtrimi dhe dizinformimi publik bën ajo mbi ngjarjes. Dje unë po shkoja në podcastin çdo të enjte bashkë me Andrean në orën 7:30. Dhe atë ditë policia kishte arrestuar taksistë privatë, jo me kompani, por që kanë makinën e tyre, tetë veta, për pengim qarkullimi. Arrestuar thashë. Dhe po atë moment ne po shkonim me taksi për të marrë pjesë në podcastin tonë si çdo të enjte, te ‘True Podcast’ me Shkëlqim Dashin dhe shohim një makinë policie që na kishte zënë rrugën dhe s'po ecnim dot se kishte zënë rrugën. Dhe pastaj konstatuam që s'po lëvizte fare, thamë se ishte trafik. Duket dhe nga makina e autobusit që ka dalë në video dje në darkë, që ata kishin bllokuar rrugën. Andrea si gjithmonë, bëri zakonin dhe filmoi. Filmoi dhe në momentin që e filmoi, policët u bënë bisha. Dhe bllokuan taksinë dhe deshën të bllokonin makinën e taksistit dhe taksinë. Në shenjë hakmarrje ndaj nesh, se ç'punë kishte taksia me veprimet tona i dinin policët. Moment unë dola nga makina, në distancë 5 metra... Çfarë keni more ju? Në këtë moment që unë i thashë atyre çfarë kërkoni, ata m'u afruan dhe unë pashë që ata ishin dhe pa numra. Dhe pastaj nga puna e videos, vajti te puna e numrave. Unë në asnjë moment nuk kam fyer kurrë në jetën time një punonjës policie, por natyrisht nuk mund të hezitoj që në çdo rast të denoncoj policinë për veprimet e veta të paligjshme dhe kjo është kauza e jetës time, numri i policit. 2020-ën, 2021-shin, çdo vit, çdo herë, çdo protestë. Dhe në këtë moment, ju e keni parë apo në qoftë se s'e keni parë, duhet ta shihni në video, si debati shkoi në rrëmbimin tonë. Pse e them rrëmbim? Sepse nuk ishte shkak për të na shoqëruar në komisariatin e policisë, por mbi të gjitha është e palejueshme që policë pa numra ta bëjnë. Madje u kujtova dhe faktin që punonjës të BKH-së në emër kanë rrëmbyer njerëz. Policë ‘fake’ kanë rrëmbyer njerëz në Shqipëri. Dhe ata kanë ushtruar një dhunë të jashtëzakonshme në makinë. Donin të më merrnin celularët, ndërkohë që unë i thoja "prit te fik". Dhe më vunë prangat me dhunë dhe ç'bënte një idiot që ishte aty? Më shtrëngonte me sa fuqi kishte. Me sa fuqi kishte. M'i ka bërë plagë duart dhe unë këtu kam atë dokumentin që mora dje nga Policia e Shtetit në komisariatin numër tre për të shkuar për të bërë raportin mjeko-ligjor për plagët që më kanë shkaktuar në krahë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.