Avokati i Popullit në burgun e Ponjskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave

Avokati i Popullit ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në Rinas, pas dënimit për dhunë në familje, denoncuar nga vjehrri i saj.
Ai tha se ajo duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, do të jemi përpara shkeljes së procedurave.
“Që kur jemi vënë në dijeni nga gazetarja Anila Hoxha, kemi nisur hetimet dhe kemi dërguar një grup për të verifikuar fazën e parë ku ne dyshojmë që të jemi para shkeljes së procedurës, sepse një nënë me fëmijë në gji është mbajtur për 72 orë në Bllokun e Sigurisë, pasi ka dalë një vendim i formës së prerë. Ka qenë i panevojshëm.
Ndërkohë bëmë inspektimet e kushteve ku po mbahet fëmijë dhe nëna në burgun e Ponjskës.
Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, kemi kërkesë edhe për gjykatën, në bindjen time nëna nesër do të lirohet, e nëse jo do jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mundtë mbahet një nënë me fëmijë në gji në burg, për veprën që është dënuar”, tha Avokati i Popullit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Flakët përfshijnë pyllin në Voskopojë, terreni i vështirë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikësve pranë vatrës së zjarrit

Motra e Ballukut te kasaforta e shtetit, bëhet zv/drejtoreshë e përgjithshme e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave

Çmimi i naftës po rritet në heshtje, kalon mbi 2 mijë lekë për litër

Aksidenti te rrethrrotullimi i Sauk-ut/ Momenti kur “Audi” përplaset me betonieren

Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, reagon policia: Në betoniere dy persona, ende të paidentifikuar

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh, 4 familje mbeten në qiell të hapur

Aksidenti tragjik me një viktimë dhe një të plagosur pranë TEG/ Përsëritet tragjedia, rreth 3 vite më parë në të njëjtin vend 3 të rinj h...





