Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

Avokati i Popullit shkresë bashkisë së Tiranës: Jepni bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek kompleksi “Arlis”

P
Piranjat17 April 2026, 16:12 · 2 min lexim
Avokati i Popullit shkresë bashkisë së Tiranës: Jepni bonus

Institucioni i Avokatit të Popullit, i drejtuar nga Endrit Shabani, i është drejtuar sot Bashkisë Tiranë me një shkresë, përmes të cilës kërkon garantimin e strehimit të përshtatshëm për të gjithë banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”.

Në letër citohet se “fokusi më emergjent në trajtimin e kësaj çështjeje ka të bëjë me të drejtën për strehim si një prej të drejtave më të rëndësishme të njeriut, të afirmuar në një numër të konsiderueshëm të instrumenteve të së drejtës ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar dhe si një e drejtë, që lidhet drejtpërdrejt me të drejtën për jetën dhe shëndetin”.

Konkretisht, Avokati i Popullit, kërkon nga kjo njësi e qeverisjes vendore, trajtimin e familjeve të ngelura të pastreha, me bonus qiraje.

“Familjet e mbetura të pastreha nga zjarri i rënë në pallatin e kompleksit ‘Arlis’, vlerësojmë se duhet të trajtohen në mënyrë të menjëhershme me një nga programet e strehimit social, më të përshtatshëm, të parashikuar në nenin 11, të ligjit nr. 22/2018.

Më konkretisht, përfitimi i bonusit të qirasë për këto familje derisa atyre t’i sigurohet strehimi i përshtatshëm përmes meremetimit të banesave, do të ishte zgjidhja e duhur dhe koherente për vetë zhvillimet që lidhen me këtë rast”,- thuhet ndër të tjera në letër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.