Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
AKTUALITET

‘Babait tim i vdiq pacienti se nuk kishte oksigjen’/ Everesti, i riu që u bë imazhi simbol i rezistencës

P
Piranjat 2 July 2026, 20:20 · 2 min lexim
‘Babait tim i vdiq pacienti se nuk kishte oksigjen’/ Everesti, i

Pamjet e dhunës brutale të policisë ndaj protestuesve paqësorë përpara Kuvendit bënë xhiron e botës.

Mes tyre ishte një foto simbol.

Një lukuni policësh sulmonin një të ri 19-vjeçar dhe i hidheshin në shpinë.

Në rrjetet sociale mësohet se i riu është Everest Bardhi, një djalosh që proteston rregullisht që kur ka nisur lëvizja rinore.

Ai është djali i Frrok Bardhit, një infermier i urgjencës i cili u pushua nga puna për shkak se denoncoi kushtet skandaloze të shëndetësisë.

Para dy javësh, vetë Everesti e pati denoncuar këtë gjë teksa po fliste përpara protestuesve.

“Jam Everest Bardhi, 19 vjeç nga Fani i Mirditës. Babi im ka qenë dikur infermier, duke ditur se kush është në krye të vendit Ramoviçi, tek urgjenca e Tiranës, i ka vdekur personi për oksigjen në ambulancë. Njësoj si të ngordhë një peshk për ujë në det. Turp. Kauza e parë për babanë tim”, u shpreh ai.

Ai i është drejtuar edhe kryeministrit, duke theksuar se nuk kërkon hakmarrje personale dhe duke ia lënë, siç tha ai, drejtësinë Zotit.

“I them kryeministrit se nuk do të hakmerrem, të kam lënë të madhin Zot, gjynahet do të t’i kthejë i madhi Zot jo vetëm të babit tim, por të të gjithë shqiptarëve” deklaroi Bardhi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.