Balluku ankimim kundër pezullimit nga detyra, Apeli i GJKKO lë në fuqi masën ndaj ish zv. kryeministres

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrtoi sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit nga detyra. Në përfundim GJKKO la në fuqi masën ndaj ish- ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO më datë 22 nëntor.
Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.
Në Kushtetuese kërkesa e qeverisë nuk u morr në shqyrtim pas votimit 4:4.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici shkon në GJKKO. Ja momenti kur hyn në Gjykatë

Korrupsioni/ Artan Hoxha: Nga punonjës shteti në milionerë, skema si u kthyen zyrtarët e administratës në investitorë

Sot seancë/ Në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

Shqipëria, nyja lidhëse e trafikut të armëve në Ballkan

Turizmi dentar po rrit tregun, inspektimet zbulojnë mangësi në klinikat dentare





