Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë, më 16 korrik shqyrtohet kërkesa për heqjen e pezullimit nga detyra

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë në 16 korrik rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, që kërkon shuarjen e masës së ‘pezullimit nga detyra’. Balluku iu drejtua Gjykatës së Lartë pas refuzimit të kërkesës për shuarje të masës së ‘pezullimit nga detyra’ nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme.
Relator i çështjes është caktuar gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka ashpërsuar akuzat ndaj Ballukut.
Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Episodi i zbardhur nga SPAK, lidhet me 2 tendera me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”.
SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje të ligjit një kompanie ndërtimi dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Rama ka rënë, por s’e kupton!”/ Aktivisti: Në 4 korrik protestë madhështore kombëtare!

Kokainë me logon e krokodilit, Argjentina heton pistën e mafies shqiptare dhe Kartelit të Sinaloas

Shpërndanin lëndë narkotike në plazhin e Durrësit, kapen në flagrancë dy të rinjtë

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Stuhia e breshërit në Zavalinë shkakton dëme të mëdha në bujqësi

Korriku përvëlues, meteorologia paralajmëron: Temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë

Dy vjet pa gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare

Vrau dhëndrin pas sherrit për kujdestarinë e fëmijëve/ Gjykata e Lartë rrëzon dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin





