Balluku shtatzënë? Berisha: Po përdorin mëmësinë për t’i shpëtuar drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, ka bërë një deklaratë për mediat, ku hodhi akuza dhe ironi ndaj disa zyrtareve të qeverisë.
Berisha u shpreh se pranë SPAK “po ndërtohet një mini-maternitet”, duke ironizuar se janë sjellë edhe inkubatorë për foshnjat dhe se madje është përgatitur një listë emrash për to.
“Po ndërtonin një mini-maternitet. Ishin sjellë aty edhe inkubatorë për bebet. Afishuan një listë me emra për të zgjedhur. Po të lindë vajzë do ta quajnë ‘Skapica’ ose ‘Spakica’, po të lindë djalë ‘Spakic’. Me një fjalë, edhe lista e emrave është bërë gati për bebet e SPAK-ut”, u shpreh Berisha.
Më tej, kreu i demokratëve pretendoi se disa ministre, ish-ministre dhe zyrtare të Partisë Socialiste po përdorin shtatzëninë dhe mëmësinë për t’iu shmangur përballjes me drejtësinë.
“Kjo është një tallje, por ka edhe një anë shumë më të rëndë. Ministret dhe gratë zyrtare të qeverisë po përdorin shenjtërinë e mëmësisë për të shpëtuar nga krimet. Nëse kjo vazhdon, Shqipëria do të bëhet vendi më i turpëruar në botë. Në këtë mënyrë turpërohet mëmësia”, deklaroi ai.
I pyetur nga gazetarët nëse i referohej një rasti konkret, Berisha përmendi Ajola Xoxen (e njohur prej tij me nofkën “Velica”), ndërsa shtoi se, sipas tij, “flitet për disa ministre, ish-ministre dhe deputete”.
“Ishte Velica, ajo hapi shtegun. Flitet për disa ministre, ish-ministre, deputete. Flitet për epidemi. Përdorin ligjin e shenjtë të mëmësisë dhe natyrës kundër ligjit të shoqërisë, për t’iu kundërvënë Kodit Penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës”, tha Berisha.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shëndetësia, sektori më i korruptuar, lë pas gjykatat dhe administratën

EMRAT/ Të shtënat me armë nga jahti në Palasë, reagon Policia: U ndaluan 4 persona, në bord asnjë send i paligjshëm

Të shtënat "trazuan" Palasën! Jahti misterioz me "bos"-a në bord: Nga "Brunes" te "El Chapo"...Lirohet biznesmeni i njohur

GJKKO dënon me rreth 155 vite burg në total 28 të pandehur për trafikim të emigrantëve

Shitjet e pronave në Tiranë, në vitin 2025 transaksionet u rritën me 9%





