Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Banka Botërore: Punësimi në Shqipëri nuk bazohet në meritë! Talentet nuk shpërblehen në administratën publike

P
Piranjat10 March 2026, 07:18 · 4 min lexim
Banka Botërore: Punësimi në Shqipëri nuk bazohet në

Banka Botërore e ka renditur Shqipërinë në mesin e vendeve që nuk aplikon standarde të unifikuara për rekrutimin e talenteve në sektorin publik.

Në Raportin e zhvillimit global 2025 të publikuar së fundmi evidentohet se Shqipëria përballet me një shpërndarje të pabarabartë të praktikave të punësimit, ku fati i një kandidati për t’u bërë pjesë e shërbimit publik varet më shumë nga institucioni ku aplikon sesa nga një rregullator kombëtar i unifikuar.

Në nivel kombëtar, mesatarja e nëpunësve shqiptarë të rekrutuar përmes meritokracisë së dokumentuar me shkrim qëndron diku rreth 50%. Ndërkohë që në disa institucione shqiptare procesi i rekrutimit me shkrim është pothuajse i papërfillshëm (rreth 20%), në organizata të tjera brenda të njëjtit shtet kjo praktikë arrin deri në mbi 70%.

Kjo diferencë, sipas Bankës Botërore tregon se procesi i punësimit në administratën publike shqiptare varet më shumë nga politikat e brendshme të institucioneve sesa nga një standard i konsoliduar kombëtar.

Nga pikëpamja e qeverisjes, ky fragmentim mbart rreziqe të konsiderueshme analizon Banka. Sipas saj Qeveritë duhet t’i japin prioritet zbatimit të standardeve që funksionojnë në shërbim të rekrutimit të talenteve në administratë  dh jo vetëm ndjekjen e procedurave në mënyrë sipërfaqësore.

Në rastin e Shqipërisë, argumenti anon drejt nevojës për një harmonizim të procedurave. Nëse një institucion arrin të identifikojë talentin përmes metodave dhe procedurave të sakta konkurruese,  ky standard nuk aplikohet në të gjithë entet publike.

Studimet e cituara në raport tregojnë se performanca e një institucioni rritet me shtimin e rregullave deri në një pikë të caktuar, por pas saj, çdo rregull i ri bëhet mbytës. Në Shqipëri, ku grafiku i rekrutimit tregon një luhatje nga 20% në mbi 70% të përdorimit të provimeve me shkrim, duket se institucionet vuajnë nga dy ekstreme, ose mungesa totale e kritereve standarde, ose procedurat aq komplekse sa paralizojnë marrjen e talenteve të rinj.

Përtej qasjeve se kontrolli i rreptë parandalon abuzimin, raporti sjell prova se dhënia e autonomisë nëpunësve mund të rrisë efikasitetin. Në raste si ato të Pakistanit apo Ganës, rritja e diskrecionit (lirisë për të gjykuar) për detyrat komplekse uli vonesat dhe madje uli kostot e prokurimeve me 9%.

Për Shqipërinë, ky është një argument i forte, në vend që të investohet vetëm në kontrolle burokratike që shpesh shmangen, fokusi duhet të kalojë te fuqizimi i gjykimit profesional të nëpunësit.

Kur një punonjës publik në Shqipëri detyrohet të ndjekë verbërisht rregulla të hartuara nga dikush që nuk e njeh punën në terren, motivimi i tij bie dhe agjencia e tij për të zgjidhur probleme humbet.

Raporti vë në dukje se standardet nuk janë “të mira në vetvete” nëse nuk sjellin ndikim. Shqipëria mund të ndjekë modelin e Vietnamit, i cili nuk tentoi të zbatonte menjëherë mijëra faqe të standarde ndërkombëtare të kontabilitetit (IPSAS), por i ndau ato në module graduale gjatë disa viteve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.