Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut

P
Piranjat26 July 2026, 21:34 · 2 min lexim
Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e

Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor në përpjekje për të frenuar zhvlerësimin e euros.

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, banka qendrore ka blerë 95.5 milionë euro përmes ndërhyrjeve në treg, gati trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u blenë 33.2 milionë euro. Nëse përfshihen edhe ankandet e programuara, totali i blerjeve arrin në 139.6 milionë euro.

Sipas Bankës së Shqipërisë, këto ndërhyrje synojnë forcimin e rezervës valutore dhe zbutjen e luhatjeve të kursit të këmbimit. Megjithatë, pavarësisht blerjeve, euro ka vijuar rënien, duke zbritur në nivelet më të ulëta historike përballë lekut.

Për të gjithë vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë nga tregu 330 deri në 450 milionë euro, një objektiv më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Ndërkohë, rezerva valutore ka arritur një rekord prej 7.669 miliardë eurosh, rreth 889 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka sjellë efekte të përziera në ekonomi. Ministria e Financave vlerëson se është ulur pesha e borxhit të jashtëm, ndërsa administrata doganore ka raportuar se zhvlerësimi i euros i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 100 milionë euro nga të ardhurat.

Ekspertët parashikojnë se, gjatë kulmit të sezonit turistik, hyrjet e larta të valutës nga turistët, remitancat dhe investimet mund të vazhdojnë ta mbajnë nën presion euron, duke e bërë të vështirë kthimin e saj në nivele më të larta, edhe pse Banka e Shqipërisë po shton ndërhyrjet në treg. Aktualisht, 1 euro këmbehet me rreth 93 lekë./TCH

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.