Banorët denoncojnë ndotjen nga pluhuri në Laprakë: Na mbyti fabrika e tullave

Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca”, i është drejtuar redaksisë së Piranjat news për të denoncuar një situatë të ndotjes së ajrit që, sipas tij, po shqetëson banorët e zonës.
Në mesazhin e dërguar, qytetari shprehet se aktiviteti i një fabrike tullash dhe lëvizja e kamionëve që transportojnë dhe kanë shtuar ndjeshëm sasinë e pluhurit në zonë.

“Na mbyti fabrika e tullave, po sjell kamiona me dhe. U ktheva nga Greqia e gjeta shtëpinë plot me pluhur. Po na helmojnë”, shkruan banori në denoncimin e tij për Piranjat News.
Ai shprehet gjithashtu se aktiviteti lidhet me biznesmenin Shefqet Kastrati ndërsa ka dërguar edhe pamje nga zona, duke kërkuar që problematika të bëhet publike dhe të merret në konsideratë nga institucionet përgjegjëse.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të verifikuar nivelin e ndotjes dhe nëse aktiviteti i subjektit përmbush kushtet mjedisore dhe të sigurisë për komunitetin përreth./ piranjat.news
Lexo edhe
AKTUALITET
Përshtatën lokalit e natës për shitje droge në Himarë, arrestohen pronari dhe banakieri

Zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën në Spitalin e Beratit 38-vjeçari

Shpërthen në flakë makina në aksin Dibër-Rrëshen

Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg





