Banorët denoncojnë: Rruga në Babrru degradohet një vit pas rikonstruksionit

Një qytetar, banor i Babrroit, pjesë e bashkisë Kamëz i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rrugës “Pashko Vaso”. Ai ka treguar se kjo rrugë e cila një vit më parë iu nënshtrua rikonstruksionit dhe riaparimit, tani është shkatërruar dhe e pasigurt për kalimtarët dhe automjetet.
Në pamje mund të shihni se si rruga është plasaritur dhe e shembur, ndërkohë që sipas qytetarit dhe askush nuk shkon ta inspektojë. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të siguruar qarkullim të sigurt.
Ata thonë se gjendja e saj e rënduar paraqet rrezik për sigurinë e kalimtarëve, sidomos gjatë sezonit të shirave kur plasaritjet dhe gropat mund të mbushen me ujë.
Mesazhi:
Prsh! Kjo rruga ne babrru afer repartit ushtarak Ska asnje vit nga perfundimi i saj Dhe shikojeni se ne cfare gjendje eshte Dhe askush nuk vjen per ta shiku Bashkia kamez Rruga pashko vaso
Lexo edhe
AKTUALITET
Fluks hyrje-daljesh në dy pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë-Thanë

GJKKO pranon kërkesën e Ervis Berberit për gjykim të shkurtuar

Shokët vizatojnë memorial në palestrën e shkollës ku humbi jetën 17-vjeçari

Pak pas marrjes së detyrës, kreu i Policisë së Shtetit shkon në SPAK

SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona, në ‘sitë’ qelitë e Veliajt dhe Beqajt

Plehrat bëhen ‘mal’ pranë Ministrisë së Mbrojtjes, askush nuk i pastron

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të jetë nafta në vend

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi tërhiqet nga kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë në Apel





