Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Banorët e Baks-Rrjollit protestë para Prokurorisë së Shkodrës: Kërkojmë zbardhjen e dosjes së pronave

P
Piranjat 8 April 2026, 12:29 · 2 min lexim
Banorët e Baks-Rrjollit protestë para Prokurorisë së

Banorët e Baks-Rrjollit kanë protestuar këtë të mërkurë para Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar dhënien fund të zvarritjes njëvjeçare të hetimeve për pronat e tyre. Ata denoncuan publikisht se dosja po mbahet peng në zyrat e akuzës dhe se drejtimi i hetimeve është devijuar qëllimisht përmes ndryshimit të pyetjeve drejtuar ekspertëve topografikë.

Banorët kërkojnë një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e institucionit, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku Gëzim Pjeshka, një nga zërat aktivë të zonës, u shoqërua në polici gjatë një takimi të kryeministrit Rama.

Pjeshka ka rrëfyer për mediat se ndërhyrja e policisë ishte e pajustifikuar, duke e parë këtë si një formë presioni ndaj komunitetit që po kundërshton projektin e resortit turistik në zonën e tyre. Prej tre muajsh, qëndresa e banorëve të Baks-Rrjollit është përqendruar kundër ndërtimit të këtij resorti, të cilin e cilësojnë si një rrëmbim të pronave dhe shkatërrim të mjedisit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.