VIDEO/ Banorët e fshatit Homezh në Pogradec shtrojnë rrugën me shpenzimet e tyre: Shteti na ka harruar

Banorët e fshatit Homezh në Bashkinë e Pogradecit janë detyruar të marrin vetë punën në dorë për të shtruar rrugën e tyre, pasi sipas tyre, shteti nuk ka bërë asnjë ndërhyrje për mirëmbajtjen e infrastrukturës.

Në një mesazh denoncues, një banor i fshatit shprehet për Piranjat News se prej vitesh nuk ka pasur asnjë investim apo shërbim nga ana e institucioneve shtetërore për rrugën kryesore të fshatit.
“Përshëndetje, jam banor i fshatit Homezh të Pogradecit. Kur nuk vjen dorë shteti për rrugën edhe asnjë lloj shërbimi, sot në 2026 e shtrojmë rrugën me lekët tona, sepse shteti na ka harruar”, – thuhet në denoncimin e qytetarit dërguar në redaksinë e Piranjat News.
Në pamjet e publikuara shihet një kamion që hedh zhavor dhe materiale ndërtimi për të riparuar segmentin e rrugës, punë që banorët e kanë organizuar dhe financuar vetë.

Kjo situatë vjen në një kohë kur qeveria ka deklaruar prioritet zhvillimin e infrastrukturës rurale, por banorë të shumtë në zona të thella të vendit ankohen se mbeten të harruar dhe të detyruar të zgjidhin vetë problemet bazë.
Bashkia e Pogradecit dhe institucionet përgjegjëse ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar lidhur me këtë denoncim./ Piranjat News
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentoi të bëhej gjyqtare/ KLGJ rrëzon kërkesën e motrës së Belinda Ballukut, Pamela Qirko

Princ Leka bëhet me djalë! Blerta Celibashi sjell në jetë Aleksandrin

Ndryshohen masat e sigurisë për 3 vajzat e dyshuara për dhunimin e 17-vjeçares në Fier

SPAK zbardh rolet në grupin kriminal ‘Revanshi’, dënohen ish-efektivi i RENEA-s dhe 4 të tjerë

‘Uji si mjet ndëshkimi’/ Vangjeli: Të rikthehet menjëherë furnizimi për qytetarin në nevojë, Arben Kalemaj





