Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë
AKTUALITET

Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit: Policia po mbron një falsifikator letrash, Prokuroria Shkodër ‘fle gjumë’ mbi dosje

P
Piranjat24 March 2026, 18:27 · 3 min lexim
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën kundër resortit:

Prej thuajse dy muajsh, banorët e Rrjollit në Velipojë vijojnë protestën e tyre, në të cilën kundërshtojnë ndërtimin e resortit Blue Borgo në këtë zonë nga biznesmeni dhe botuesi Bashkim Ulaj. Luçiana Kokaj, si një nga protestueset dhe përfaqësuese e banorëve të zonës, shprehet se, në lidhje me dosjen e tyre, Prokuroria e Shkodrës vijon të “flejë gjumë” dhe nuk merret me të.

Teksa akuzon Bashkim Ulajn se po përdor Policisë dhe krimin e organizuar për të rrëmbyer tokat e banorëve të zonës, Kokaj paralajmëron se askush nuk do t’i gëzojë pronat e grabitura. Kokaj po ashtu u kërkoi shqiptarëve që të bashkohen për të kërkuar drejtësi, duke theksuar se çështja e problemit të pronave nuk është vetëm në Rrjoll, por në të gjithë vendin.

“Banorët e Rrjollit janë çdo ditë në tokën e vet, duke mbrojtur tokën e të parëve, pavarësisht padrejtësisë së institucioneve. Nuk kemi për ta lëshuar asnjëherë. Ju mund të vazhdoni të kërkoni resort me policë, me shtet, me ndihmën e krimit dhe të mafies. Por tokën tonë nuk ka për ta gëzuar askush.

Prokuroria e Shkodrës vijon të flejë gjumë mbi dosjet tona, ndërkohë që duhet t’i jepte gaz për t’i dhënë të drejtën popullit. Policia që paguhet nga taksat tona, duhet të jetë për të na mbrojtur ne dhe jo për të mbrojtur krimin. Policia sot është mobilizuar për të mbrojtur një falsifikator letrash. Kjo është një gjë e paprecedentë në asnjë shtet të Europës. Prona nuk është vetëm një problem i Rrjollit sot, por i çdo familjeje shqiptare”, tha mes të tjerash Kokaj.

Edhe pse tashmë u bë kohë që banorët e Baks-Rrjoll dalin çdo ditë për të protestuar, duke u përballur me policinë, nga ana e institucioneve ka një heshtje totale, duke e lënë çështjen e këtyre banorëve pezull dhe pa zgjidhje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.