Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru denoncojnë gjendjen skandaloze: Uji na hyn në shtëpi, rruga e pashtruar prej 30 vitesh

P
Piranjat 2 April 2026, 16:55 · 2 min lexim
Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru

Një denoncim i ardhur në redaksinë tonë ngre shqetësimin e banorëve të rrugës “Dervish Luzha” në zonën e Babrrusë, në Kamëz, të cilët prej vitesh përballen me kushte të vështira infrastrukturore.

Sipas banorëve, rruga ku ata jetojnë nuk është shtruar prej rreth 30 vitesh, ndërsa situata është përkeqësuar edhe më shumë së fundmi për shkak të problemeve me rrjetin e ujësjellësit. Ata pretendojnë se tubacionet e ujit shpesh plasin, duke shkaktuar përmbytje në rrugë dhe depërtim të ujit brenda banesave.

Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru

“Po na hyn uji në shtëpi dhe po dëmtohen mjetet. Kjo situatë është e papranueshme,” shprehet një prej banorëve, i cili thekson se ankesat e vazhdueshme drejtuar institucioneve përkatëse nuk kanë marrë asnjë zgjidhje konkrete.

Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru

Pamjet e siguruara tregojnë një rrugë të amortizuar, me baltë dhe gropa, që e bën të vështirë lëvizjen e banorëve dhe automjeteve, sidomos gjatë ditëve me reshje.

Banorët i bëjnë thirrje Bashkisë Kamëz dhe kryetarit të saj që të ndërhyjnë sa më parë për rikonstruksionin e rrugës dhe zgjidhjen e problematikës së ujësjellësit, duke kërkuar kushte minimale jetese dhe siguri për familjet e tyre./Piranjat news

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.