Banorët e Shijakut protestojnë për rrugën, 15 familje pa akses

Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore.
Sipas banorëve, projekti parashikonte shtrimin edhe të rrugës së tyre, por gjatë punimeve rruga është devijuar, duke lënë rreth 15 familje pa akses.
Protestuesit thonë se bëhet fjalë për rreth 500 metra rrugë, e cila aktualisht është në gjendje të keqe dhe vështirëson lëvizjen e mjeteve, duke rrezikuar edhe dëmtimin e tyre.
Banorët pretendojnë se devijimi i projektit është bërë për interesa personale, ndërsa theksojnë se rruga është e domosdoshme për aktivitetin e tyre bujqësor.
“Kemi vreshta rrushi, merremi me bujqësi, por na penalizon rruga, sepse tregtarët nuk vijnë dot për të marrë mallin”, shprehen banorët.
Ata deklarojnë se rreth 500 metra rrugë nuk do të shtrohen, pavarësisht se, sipas tyre, kjo pjesë ishte përfshirë në projekt.
Banorët kanë paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në momentin që rruga të shtrohet.
Lexo edhe
AKTUALITET
EMRI/ 55-vjeçari bie nga shkëmbi në Radhimë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

EMRI/ Goditet rrjeti i trafikimit të klandestinëve në Britani, mes të akuzuarve dy shqiptarë

Kërkesa/ Rama i gënjen, Shoqatat e Transportit Publik 3 muaj pa u disbursuar për naftën, paralajmërojnë: Reduktojmë autobusët

VIDEO/ Ndotje e rëndë nga fabrika e tullave në Maminas, banorët denoncojnë situatën absurde

Qëlluan me armë drejt makinës së kushëririt në Kurbin, arrestohen 3 persona, një në kërkim





